Zv.ministri i Energjitikës për Report Tv: I siguroj qytetarët që për të paktën 3-4 vite nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

26 Tetor 2021, 19:26

TIRANË- Për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rritje të çmimit të energjisë elektrike, përtej krizës globale. Ka qenë vetë zv.ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja në studion e Report Tv që u ka dhënë siguri qytetarëve, duke thënë se nuk do të preken nga kjo krizë as familjet dhe as biznesi i vogël. 

"Të jenë të sigurt të gjithë ata që janë biznes i vogël të lidhura me tension të ulët dhe qytetarët,  që në një të afërme të afërt, nuk do jenë subjekt i ndryshimit të tarifave, e kam fjalën për 3-4 vjet, nuk kemi ndryshime të tilla, Shqipëria do të përdorë të gjitha potencialet energjetike, që të marrin energjinë me çmimin që kanë pasur", tha ai.