Zv.ministri: Shqipëria ka nevojë për amnisti të re për armët, duhet parapërgatitje! Struktura e re e policisë, vëmendje krimeve kibernetike

6 Qershor 2023, 19:24

Ministria e Brendshme e sheh të nevojshme një amnisti të re për dorëzimin vullnetar të armëve por nuk ka ende një draft dhe as një afat për zbatimin e saj. Në një tryezë të organizuar nga OSBE, zv/ministri Besfort Lamallari, tha se amnistia kërkon parapërgatitje për të pasur rezultat.