ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë

5 Nëntor, 14:33

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për vitin 2025, por pa një afat se kur do të fillojë si proces. Në fakt rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritej të hynte në fuqi në shtator, por kjo shtyrje vjen për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin.

“Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, u shpreh ministri Malaj në Komisionin e Veprimtarisë.

Fillimisht do caktohen çmimet e referencës në qytetet e tjera të vendit, dhe më pas të nisë rivlerësimi pasi të dy proceset duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.