Zyrtari i DASH kundër qëndrimit të opozitës: Bojkotimi i institucioneve nuk ndihmon zgjidhjen e krizës

17 Korrik 2019, 22:36 | Përditesimi i fundit: 2019-07-17 22:43:43

Ndihmës sekretar i shtetit për Euroazinë Philip Reeker, gjatë samitit në Uashington kritikoi vendimin e opozitës shqiptare për djegien e mandateve dhe bojkotimin e institucioneve duke thënë se kjo nuk e favorizon zgjidhjen krizës. 

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues”, Philip Reeker.

Deklarata e tij u publikua në Twitter nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Ditën e djeshme gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, zyrtari i lartë amerikan iu përgjigj akuzave të Presidentit Meta, duke thënë se reforma në drejtësi është një reformë model për rajonin dhe që ka të gjithë mbështetjen e SHBA.