Durrës/ Rrëzohet kodra e Currilave, dherat bien mbi pallat! Dëmtohet muri në katin e parë, banorët lënë shtëpitë

5 Qershor, 14:49 | Përditesimi: 5 Qershor, 14:49

Një masiv i madh dherash është shkëputur nga kodra e Currilave në Durrës, duke rënë mbi një pallat. Është shembur muri anësor i katit të parë të godinës, janë shkaktuar dëme në një biznes. Banorët e pallatit janë larguar nga banesat. Kjo është një problematikë e vjetër, thanë ata, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga shteti.

SI.E./Shqiptarja.com