Fluksi në urgjencën e Vlorës, 120 vizita në 24 orë! Mjekja: Turistë e qytetarë me të vjella, diarre, temperaturë

13 Gusht, 15:39 | Përditesimi: 13 Gusht, 15:39

Mbipopullimi i qytetit turistik ka sjellë dhe rritje të numrit të pacientëve në Urgjencën e Vlorës. Rreth 120 qytetarë dhe turistë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore. Pjesa më e madhe kanë viroza, infeksione të bajameve dhe probleme të aparatit tretës. Pas vizitës mjekësore trajtohen në banesë.

E.H/Shqiptarja.com