-
SPECIALE/ Malçani, qyteti antik në brendësi të tokës së bregdetit Jon
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. “Një nga ne” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 13:00!
-
SPECIALE/ Viti 2025, nga rikthimi i Trump te luftërat në Gaza e Ukrainë! Ideja për blerjen e Groenlandës! Fushata kundër trafikut të drogës dhe Maduros
Kriza politike në Kosovë, do të ishte me pasoja të shumëfishta. Parlamenti nuk miratoi asnjë ligj gjatë 2025-ës. Kosova vijoi të ishte nën sanksione nga BE. Vetëm në fund të vitit, Brukseli vendos heqjen e tyre. Për shkak të krizës politike dhe parlamentin jofunksional, Kosova nuk përfitoi as nga fondet e Planit të BE për rritjen.
-
SPECIALE/ Viti 2025, goditjet e SPAK ndaj rrjeteve kriminale! 2 operacione ndërkombëtare, në shënjestër Visi i Pojës! Grupi i Shijakut dhe tjetërsimi i pronave në bregdet
Goditja e organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale kaloi një tjetër nivel në 2025-n. I gjithë viti shënoi një nga periudhat më intensive kundër krimit të organizuar që prej krijimit të SPAK-ut.
Informacionet nga agjencitë partnere, në veçanti transkriptimet nga platformat e enkriptuara, skuadrat e përbashkëta me hetime afatgjata vunë në shënjestër grupet më të fuqishme kriminale, me aktivitet brenda dhe jashtë vendit.
Goditja e rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte ndër sukseset më të mëdha, sikundër dhe zbulimi i krimeve të tjera të rënda, vrasjeve apo atentateve mes grupeve rivale.
-
SPECIALE/ Lea Ypi rikrijon jetën e gjyshes përmes dokumenteve dhe kujtimeve: Historia nuk është bardh e zi
-
SPECIALE/ Viti 2025, hapja e bisedimeve me BE për të gjithë grupkapitujt! Shqipëria mori 100 mln eurot e para! 47 liderët europianë në Tiranë
Më 16 shtator 2025 u mbajt Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që iu kushtua grup-kapitullit IV: Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme. 13 muaj nga hapja e grupkapitullit të parë, më 17 nëntor të 2025-ës, Shqipëria çel edhe grupkapitullin e fundit.
-
Viti 2025/ Turizmi e pronat në rritje, bujqësia e industria në ngërç! Nga reforma e premtuar e pensioneve te skema e re me bonuset! Çfarë pritet të sjellë 2026-ta
Me shpresën e një turizmi rekordesh edhe në 2025-ën, u ndërtua skenari për rritjen ekonomike të vendit. Parashikim që edhe u materializua, rritja ekonomike e 9-mujorit të vitit 2025 rezultoi në 3.73%, pak më pak se objektivi i qeverisë për një rritje ekonomike prej 3.9%.
-
SPECIALE/ Sporti në 2025-ën, Kombëtarja u kualifikua në ‘play off’-in e Botërorit, Lara Colturi histori në ski! Valiev ‘lau’ Shqipërinë në ar
Kualifikimi i kombëtarers së futbollit për në fazën play-off të Botërorit mund të konsiderohet si momenti kulmor për sportet në Shqipëri gjatë vitit 2025. Por në arenën ndërkombëtare vendi la gjurmë dhe në një disiplinë ku flamuri shqiptar nuk ishte ngritur më parë, atë të skive, falë italo-shqiptares Laura Colturi. Dy të huaj të tjetër, të naty
Në arenën ndërkombëtare vendi la gjurmë dhe në një disiplinë ku flamuri shqiptar nuk ishte ngritur më parë, atë të skive, falë italo-shqiptares Lara Colturi. Dy të huaj të tjetër, të natyralizuar rusët Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov, do t’i sjellin vendit medalje dhe në mundje.
ralizuarm rusët Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov, do t’i sjellin vendit medalje dhe në mundje
-
SPECIALE/ Mitet dhe ritet tradicionale të ndërrimit të viteve në Shqipëri, si kanë ndryshuar ndër vite
Pavarësisht rrëfimeve personale të grupmoshave të ndryshme, vemë re se të gjithë bëhen bashkë në një pikë: dashuria është dhurata më e çmuar që mund të marrësh e të japësh në çdo ditë të vitit
-
SPECIALE/ Fundjavë në Prevallë, destinacioni dimëror për turistët shqiptarë
Rreth 20 kilometra larg Prizrenit, në zemër të Maleve të Sharrit, pika turistike e Prevallës është mbuluar nga një shtresë e dendur bore, duke u shndërruar në një kartolinë dimërore që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Shqipëria.
-
SPECIALE/ Fundjavë në Prevallë, destinacioni dimëror për turistët shqiptarë
-
Plani i Trump për paqen në Ukrainë/ Zelensky: SHBA-të ofrojnë garanci sigurie për 15 vjet! Presidenti amerikan: Kemi shanse të mira për zgjidhur konfliktin
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se është i gatshëm ta çojë në referendum kombëtar planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës, nëse Rusia pranon një armëpushim prej të paktën 60 ditësh.
-
SPECIALE/ Lahuta shqiptare nga oda e malësorve në UNESCO
Rubrikën Speciale ia kemi dedikuar lahutës shqiptare. Tashmë UNESCO ka përfshirë artin e të luajturit, të kënduarit dhe ndërtimin e lahutës në listën e pasurisë kulturore jomateriale me mbrojtje urgjente.
-
SPECIALE/ Nallbanë, tornitorë, lustraxhi e metalpunues/Zanatçinjtë e fundit që flasin me dashuri për punën
Pavarësisht thirrjeve të zanatçinjve, interesimi i të rinjve është i papërfillshëm. Trashëgimia e zejtarëve të vjetër ka mbetur tek disa pasionantë të paktë nëpër Shqipëri.
-
SPECIALE/ Zanatçinjtë e fundit që flasin me dashuri për punën e tyre
Ditët e sotme është gjithnjë e më e vështirë ruajtja e shumë zejeve që deri dje kanë qenë zanate të trashëguara brez pas brezi.
-
SPECIALE/ E ruajtur brez pas brezi veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit 'niset' drejt UNESCO-s
Një tjetër pasuri e kulturës shqiptare synon të bëhet pjesë e trashëgimisë shpirtërore globale, në UNESCO-s Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit konsiderohet si një prej pasurive etnografike më të rralla të Kosovës. Nismëtarët, të cilët kanë mbledhur materialet shpresojnë në mbështetjen e Shqipërisë për propozimin, pasi Kosova ende nuk është pjesë e UNESCO-s.
-
Jeta midis fijeve të perit, gratë që ruajnë 'amanetin" e nënave
Specialja e sotme do të na cojë në zona të ndryshme të vendit ku korrespondentët tanë kanë realizuar intervista interesante me artizanet duararta. Ato janë shndërruar në rojtare të traditave tona. Zbatojnë me fanatizëm porositë e nenave dhe gjysheve të tyre, por nuk ndjejnë të njëjtën siguri kur bëhet fjalë për ta trashëguar punën e dorës tek te rinjtë. Ndiqni materialin
-
SPECIALE/ Të rritesh mes nudove e figurave kombëtare, rrugëtimi i piktorit Morina
Rubrika Speciale do të na zhvendosë në Prizren. Gazetari Benet Beqiri ka realizuar një intervistë të veçantë me piktorin ekspresionist Arbnor Morina. I rritur në një ambient artistësh, mes nudove dhe portreteve të figurave kombëtare, Arbnori tregon se piktura për të ka qenë edhe një mjet i rëndësishëm për t’u afruar me njerëzit.
-
Rendiment i ulët por cilësi e lartë! Fermerët paralajmërojnë më pak sasi të vajit të ullirit në treg |SPECIALE
Mungesa e mbështetjes për trajtim dhe kushtet klimatike ka sjellë rënie drastike të prodhimit të ullirit në të gjithë vendin. Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë.
-
SPECIALE/ Dashuria për peizazhin, historia e piktorit që gjeti veten në ngjyrat e natyrës
Pavarësisht sfidave të shumta në jetë, Artan Kaja e ka pasur gjithmonë pikturën jo vetëm frymëzim, por edhe shkëputje nga realiteti i përditshëm, terapi dhe mik të pandarë.
-
SPECIALE/ Të jesh student mjekësie në Tiranë, profili i të riut nga Belshi
Refuzoi Italinë për Shqipërinë. Profili i të riut nga Belshi që u ndikua nga gjyshërit për t’u bërë student i mjekësisë
-
Të jesh student mjekësie në Tiranë, profili i të riut nga Belshi
Rubrikën Speciale ia kemi dedikuar profilit të një studenti të fakultetit të mjekësisë në Tiranë që ditën e ndan midis studimeve dhe poezisë. Ndiqni rrëfimin e Halit Trakanakut
-
Nga burgu i Berishës te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos! 4 herë kryeministër, udhëhoqi socialistët për 14 vite
Fatos Nano e nisi karrierën nga gërmadhat e Partisë së Punës, si përfaqësues i saj, për t’u bërë shumë shpejt udhëheqësi i një force politike të cilën e transformoi rrënjësisht, duke i hequr nga shpina, kryqin e rëndë të trashëgimisë komuniste.
-
SPECIALE/ Mesazhe frymëzuese dhe realiteti gri, panorama e Tetorit Rozë
Në pjesën e dytë, Rubrikën Speciale ia kemi kushtuar tetorit rozë. Në vijim do të ndiqni histori dhe informacione që kanë një emërues të përbashkët: mos neglizhoni veten por kryeni kontrollet rutinë! Megjithatë ky muaj nxjerr në pah edhe problematikat e përhershme, një prej të cilave është edhe defekti që ka pësuar në këtë periudhë sensibilizimi, mamografia në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, apo edhe mungesa e aparaturës së Brakiterapisë që përdoret për trajtimin e kancerit gjinekologjik.
-
SPECIALE/ Në gjurmët e historisë me katërçikël, nga Prizreni në kufijtë e harruar të Shqipërisë
Në Rubrikën “Speciale” do të sjellim përshkimin e një rrugë të veçantë. Nga Prizreni drejt kufirit të dikurshëm midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, dikur kalonin karvanët e barinjve dhe armatimet për luftë. Në të njëjtin itinerar kanë udhëtuar edhe disa djem të apasionuar pas motorëve me katër rrota. Ndjekim reportazhin e përgatitur nga gazetari Benet Beqiri.
-
SPECIALE/ Si të bëhesh bletar në Shqipëri, Indrit Sula nga Bulqiza tregon hap pas hapi ngritjen e një parku bletësh
Me kursimet e fituara në emigrim, Indriti bleu 50 kosheret e para dhe ia nisi punës. Fillimet ishin të vështira, por me durim ai arriti të ndërtojë disa parqe moderne me mbi 500 koshere bletësh.
-
EMISIONI I PLOTË 'NJË NGA NE'/ '20 VITE kam fjetur në spital', Dita e Fluturakut, mjeku që punon pas pensionit në Ersekë
Në emisionin "Një nga ne", gazetarja Xhensila Nako sjell për herë të parë ditën e një mjeku nga Erseka. Doktor Laku sic e njohin të gjithë ka marrë certificatë mirënjohje nga kryeministri dhe është shpallur qytetar nderi nga Bashkia Ersekë, por ai nuk përmend asgjë nga këto. Prandaj dhe për kolonjarët ikona e bluzës së bardhë ka shëmbëlltyrën e doktor Fluturak Lamçes.
-
SPECIALE/ 'Rizbulohet' mozaiku, thesari arkeologjik që fsheh historinë mijëravjeçare të kryeqytetit!
Rubrikën speciale ia kemi dedikuar thesarit arkeologjik të kryeqytetit, mozaikut të Tiranës. Gazetarja Blerina Goce do t’ju tregojë me detaje transformimin që ka pësuar ky monument i kategorisë së parë dhe do t’ju udhëzojë mbi itinerarin e ri që duhet të ndjekin vizitorët vendas dhe të huaj.
-
'Rizbulohet' mozaiku, thesari arkeologjik që fsheh historinë mijëravjeçare të kryeqytetit!
Rubrikën speciale ia kemi dedikuar thesarit arkeologjik të kryeqytetit, mozaikut të Tiranës. Gazetarja Blerina Goce do t’ju tregojë me detaje transformimin që ka pësuar ky monument i kategorisë së parë dhe do t’ju udhëzojë mbi itinerarin e ri që duhet të ndjekin vizitorët vendas dhe të huaj.
-
SPECIALE/ Dolli dhe këngë në Mallakastër, ritet që ruhen me fanatizëm
Në Rubrikën Speciale sjellim Ritualin e Dollisë. Gazetarja Marsela Topi ishte në Mallakastër për të na sjellë origjinalitetin e gostisë me dolli të kësaj zone.
-
James Rubin në Hagë, 3 ditë dëshmi për rastin ‘Thaçi’: UÇK s’kishte strukturë dhe organizim ushtarak! Raportet e OKB për krime, jo të sakta
Dëshmia e James Rubin në Hagë erdhi në një moment kyç për procesin gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vite.
-
SPECIALE/ Nga ndryshimet e shpeshta në kabinet të arrestimet e SPAK-ut në radhët e shumicës, ngjarjet kryesore që shenjuan mandatin e tretë të Ramës
Kryeministri arriti megjithatë, të amortizonte këto goditje dhe të fitonte sërish zgjedhjet, me një rezultat edhe më të thellë, nën premtimin e anëtarësimit të vendit në BE. Një proces i cili shënoi një ritëm të përshpejtuar në 12 muajt e fundit, me hapjen e pjesës dërrmuese të grupkapitujve të negocimit. Në 4 vite, Shqipëria njohu një bum turistik të pashembullt.
-
SPECIALE E REPORT TV/ Ndryshimet e qeverive gjatë tre mandateve të socialistëve, Rama lëvizi 42 ministra
Kryeministri ndërhyri në mënyrë të shpeshtë për të bërë ndryshime në kabinet. Ai nuk ngurroi të eksperimentonte duke përdorur ekzekutivin si një trampolinë për promovimin e figurave të reja, pa ndonjë karrierë politike. Vetëm një grusht i vogël emrash, ishin pjesë e qeverisë, në të tre mandatet.
-
SPECIALE/ ‘Burri i Shtëpisë’ rrëmben duartrokitjet në Festivalin e Sarajevës! Rrëfehet ‘Burrnesha’: Për herë të parë në jetë preva flokët shkurt, u ndjemë yje
Filmi "Burri i Shtëpisë" ka në qendër të tij historinë e një burrneshe, e cila në fakt nuk është ajo burrnesha tradicionale që jemi mësuar ta shohim gjithmonë, me qeleshe apo në gjak, por është një burrneshë e vendosur në kushtet e një shoqërie moderne të një Shqipërie që ndryshon dita-ditës.
-
Morën flamurin e aksionit por festa u kthye në tragjedi, 50 vite nga aksidenti ku humbën jetën tre maturantët tropojanë në Mirditë
-
SPECIALE/ Gruri shqiptar një “përrallë nga e kaluara”! Pse po ulet prodhimi vendas, fermerët: S’kemi ç’të bëjmë, kaq të ardhura kemi
Më pak tokë po punohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet është mbjellë vetëm 677 mijë hektar tokë bujqësore, ndërsa rënien më të madhe të kultivimit e ka gruri. Fermerët tregojnë shkaqet e kësaj situate.
-
Ekskluzive/ Report Tv në bordin e helikopterit “Cougar” gjatë luftës me flakët në Delvinë! Beteja e padukshme e pilotëve të forcave ajrore
Shqipëria është vënë nën pushtetin e zjarreve e një pjesë e tyre për shkak të terrenit të vështirë kërkojnë ndërhyrjen nga ajri. Piloti i forcave ajrore, Bedri Kaloshi, mirëpriti në bordin e helikopterit “Cougar” ekipin e xhirimit të Report Tv, në një operacion të vështirë, të fikjes së zjarrit që përpiu 3 fshatra në Delvinë. Nga telefonata për ndihmë deri në lëshimin e pikës së fundit të ujit, materiali në vijim përcjell anën e padukshme të misionit të forcave ajrore.
