• Mesila Doda: Opozitë e përçarë dhe politikë e bashkuar me krimin, ky është realiteti sot! T’i rikthehemi normalitetit

    Deputetja Mesila Doda, duke folur në emër të grupit parlamentar që drejton tha se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe gjithçka që vendi kërkon është t’i rikthehet normalitetit.

    “Sot realiteti politik është i tillë: Ai që nuk duhet të ndodhte. Opozita është e përçarë, gjithsecili me hallet e veta. Kemi parë skenat me sharje dhe fyerje mes përfaqësuesve të opozitës. Qeveria nuk është normale, ajo që duhet të menaxhojë të mirat publike dhe jo të çojë buxhetin në duart e disa njerëzve. Shkurt e gjithë kjo situatë i ka kaluar rregullat bazë të bashkëjetesës në demokraci. Bashkimi i politikës me krimin, madje njësimi më të i ka dhënë fund gjuhës politike. Shqipëria çeli negociatat me BE-në ndërkohë që në këtë Kuvend nuk pati asnjë debat, asnjë seancë në lidhje me këtë. Opozita duhet të gjejë sinergjinë e saj të brendshme. Nga ana tjetër mazhoranca të zhdukë çdo gjuhë arrogance dhe armiqësore dhe gjuhën përçarëse. Koha duhet të ketë vetëm një kryefjalë, rikthimi i normalitetit në këtë vend. Të zhduken segmentet kriminale të bashkimit të politikës me krimin”, tha Mesila Doda.

    •  
  • Vuçiç: Nuk ka asnjë person pa buzëqeshje në fytyrë! Jam krenar për këtë Panair Vere! Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën hapëse në Panarin e Verës në Beograd duke shprehur falenderim për liderët e Ballkanit të Hapur që punuan së bashku për të sjell 250 ekspozues nga rajoni dhe bota.

    “Është një ditë e shkëlqyer dhe e vecantë për ne sot. Më duket se nuk ka asnjë person të vetëm që është i pranishëm këtu që nuk ka buzëqeshje në fytyrë. E kemi arritur këtë së bashku. Duke qenë se e njoh paksa Dirtanin, Edin, Dimitarin dhe Anën, jam një verëdashës më i madh se ata dhe kam vizituar shumë Panaire verërash në botë. Sot kemi dicka për të qenë krenar.

    Mund të jemi më mirë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe jam kaq krenar që ia dolëm ehde pse shtatori është muaj i vështirë për prodhuesit e verës. Të kesh të gjithë këta prodhues verërash këtu, të kesh përfaqësyues nga më shumë se 40 vende nuk është dicka e vogël për rajonin tonë. Dua t’ju përgëzoj të gjithëve. Ftoj qytetarët e Beogradit që të vijnë sot pasdite dhe ditët në vijim deri të dielën që të degustojnë verërat nga rajoni dhe bota.

    Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Me zemër sot ftojmë të gjithë miqtë këtu, mirë se erdhët miq të dashur. Kemi më shumë se 250 ekspozues nga nisma e Ballkanit të Hapur. Mund të shihni sot s ai rëndësishëm është Ballkani i Hpaur si nismë. Kjo është arsyeja përse duan ta gjejnë veten këtu. Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen në Panaieret e ardhshme.

    I nderuar Edi, Dimiter, Dritan, ju falenderoj që jeni këtu dhe jam falenderues që jeni këtu. Nesër do kemi dhe Hungarinë e Turqinë dhe kjo tregon edhe interesin e vendeve të tjera. Kultura e verës i skell njerëzit bashkë. Dua të them që është bërë shumë punë, shumë energji që kanë punuar ditë e natë me gjithë forcën e tyre për organizimin e këtij eventi. Nuk ka rëndësi sa luksoz është një panair”, tha Vuçiç.

  • 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 Prill 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga zbardhet debati 8 orësh mes deputetëve të PD te Berisha fushatë shpifjesh ndaj Alibeajt pse s'i dorëzon PD e deri tek loja filoserbe e Evropës.

  • Zefi dhe Tereza/ Si i mbijetuan burgjeve e torturave

    Pas burgut dhe torturave në vitin 1951 Zef Zorba dhe Terezina Pali, me shumë vuajtje në jetët e seicilit dhe me tragjedi në familjet e tyre, ritakohen, e forcojnë lidhjen e tyre të dashurisë dhe martohen e krijojnë familje. Jeta e dy intelektualëve dhe artistëve do të ishte krejt ndryshe pas burgut. Terezina që ëndërronte të bëhej mjeke, e detyrojnë të punojë gjithë jetën si pastruese në spital, ndërsa regjisori, poeti dhe përkthyesi Zef Zorba detyrohet të punojë gjithë jetën si llogaritar i thjeshtë. Si rrodhi jeta e tyre mes dëshirave e pasioneve, që kishin dhe jetës, që u detyruan të bëjnë mes privimeve, survejimit e provokimeve nga Sigurimi i Shtetit. Thesari letrar që la pas Zef Zorba, pjesë të të cilit nisën të botohen vetëm pas vdekjes së tij....

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv