-
Dilfiros dhe Ramazan Veli / Nga jeta mondane në kënetën e Bedenit (17 Tetor 2023)
Fundi i viteve ’30 ishte si një përrallë në shtëpinë e Ramazan Velit. Djaloshi i pashëm që kishte studiuar Ekonomi në Universitetin e Liezhit në Belgjikë dhe kishte ngritur në majat më të larta suksesin e firmës tregtare “Vëllazën Veli", e themeluar nga i ati Ali Veli, tashmë po shijonte veç suksesit profesional edhe ditët më të bukura me bashkëshorten e tij Dilfiros dhe fëmijët, që kishin nisur të vinin njëri pas tjetrit në familjen e tyre.
-
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës / pjesa 2 (25 Korrik 2023)
Një dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit te njohur të viteve '30 Xhemal Farka, pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948. Pjesa e dytë trajton prapaskenat se si u dënua Xhemal Farka fillimisht me burg e me pas u pushkatua duke i zhdukur edhe varrin. Përpjekjet e familjarëve për ti gjetur eshtrat dhe për të zbuluar dhe publikuar veprën e tij publicistike.
-
Mesila Doda: Opozitë e përçarë dhe politikë e bashkuar me krimin, ky është realiteti sot! T’i rikthehemi normalitetit
Deputetja Mesila Doda, duke folur në emër të grupit parlamentar që drejton tha se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe gjithçka që vendi kërkon është t’i rikthehet normalitetit.
“Sot realiteti politik është i tillë: Ai që nuk duhet të ndodhte. Opozita është e përçarë, gjithsecili me hallet e veta. Kemi parë skenat me sharje dhe fyerje mes përfaqësuesve të opozitës. Qeveria nuk është normale, ajo që duhet të menaxhojë të mirat publike dhe jo të çojë buxhetin në duart e disa njerëzve. Shkurt e gjithë kjo situatë i ka kaluar rregullat bazë të bashkëjetesës në demokraci. Bashkimi i politikës me krimin, madje njësimi më të i ka dhënë fund gjuhës politike. Shqipëria çeli negociatat me BE-në ndërkohë që në këtë Kuvend nuk pati asnjë debat, asnjë seancë në lidhje me këtë. Opozita duhet të gjejë sinergjinë e saj të brendshme. Nga ana tjetër mazhoranca të zhdukë çdo gjuhë arrogance dhe armiqësore dhe gjuhën përçarëse. Koha duhet të ketë vetëm një kryefjalë, rikthimi i normalitetit në këtë vend. Të zhduken segmentet kriminale të bashkimit të politikës me krimin”, tha Mesila Doda.
-
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga zbardhet debati 8 orësh mes deputetëve të PD te Berisha fushatë shpifjesh ndaj Alibeajt pse s'i dorëzon PD e deri tek loja filoserbe e Evropës.