-
VIDEO
Riaktivizimi i zjarrit në Delvinë, Greqia dërgon 2 avionë për shuarjen e flakëve
Pas riaktivizimit të zjarrit në Delvinë, Greqia ka dërguar 2 avionë për fikjen e zjarreve.
-
VIDEO
Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Finale mes dy mbretërive! De La Fuente i ka dhënë fytyrë të re Spanjës! Anglia pret suksesin që prej '66
Tashmë mbetet vetëm finalja për tu luajtur në Kampionatin Europian. Spanja dhe Anglia do të ndeshen të dielën në Berlin për të përcaktuar kombëtaren fituese të këtij Europiani. Në ‘Studio Live’ gazetari Ernest Koçi komentoi rrugëtimin e dy skuadrave finaliste.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë, Shehu për Report Tv: Tavo do jetë humbës i madh
Opozita do të garojë në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë me Petro Gjikurinë. I ftuar në Report Tv Shehu komentoi kandidaturën e socialistëve, duke thënë se Vangjel Tavo do jetë një humbës i madh.
Sa i takon situatës së krijuar në Himarë me Fredi Belerin, Shehu thotë se ky ishte një skenar i Ramës për të prishur marrëdhëniet me Greqinë, pasi ai nuk e do integrimin europian të Shqipërisë.
"Rama do që të krijojë probleme me Greqinë, do të prishë marrëdhëniet me fqinjët që të pengojë integrimin europian. Rama e ka fytyrën nga lindja, krijon çdo situatë të ndërlikuar për Shqipërinë për të penguar rrugën e integrimit, ishte një provokacion i Ramës, për të krijuar artificialisht konflikte me vende të BE. Është një skenar djallëzor në kundërshtim me interesat e vendit. Beleri mbahet në burg, u zgjodh edhe eurodeputet.
Tavo do jetë humbës i madh në Himarë. Rruga politike që zgjodhi është rruga e humbësit të madh", u shpreh Shehu në Report Tv.
-
VIDEO
Shehu kundër Bardhit dhe Rudina Hajdarit: Bëjnë deklarata bosh, Berisha kandidati jonë për kryeministër
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dalë kundër deklaratave të Rudina Hajdarit se Berisha nuk dihet të jetë lideri i PD dhe kandidati për kryeministër i PD. Madje në disa dalje edhe Bardhi e ka lënë të nënkuptohet që Berisha s’duhet të jetë kandidati për kryeministër. I ftuar në Report Tv, Shehu i quajti deklarata boshe, ndërsa theksoi se Berisha do jetë kandidati për kryeministër i PD në zgjedhjet e 2025.
-
VIDEO
Prokuroria çon në gjyq Rezart Taçin, zbardh skemën e mashtrimit me TVSH me fatura fiktive, për 5 muaj fitoi mbi 500 mijë euro në 201
Megjithëse prej disa vitesh nuk jeton në Shqipëri biznesmeni i naftës Rezart Taçi duket se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet e ka dërguar për gjykim Taçin te cilin e akuzon për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në.
-
VIDEO
Dy vatra zjarri aktive në vend, në Dropull flakët rrezikojnë fshatin Terihat! Balla në terren
Dy vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, në Dropull dhe Delvinë. Report Tv sjell pamjet nga zjarri në Dropull, ndërsa flakët rrezikojnë fshatin Terihat.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
Ilirjan Celibashi thotë se heqja e mandatit të Fredi Belerit, që i hapi rrugën zgjedhjeve në Himarë ishte veprimi i duhur. Kreu i KQZ nuk sheh pengesë për përgatitjen e zgjedhjeve të 4 gushtit as vendimin e Komisionit Rregullator që nuk miratoi afatet për regjistrimin e 2 kandidatëve për kryetar bashkie, Vangjel Tavos të PS e Petro Gjikurisë së opozitës
-
VIDEO
Tuneli i Llogorasë, monitorim 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë
Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, kanë qenë për inspektim në tunelin e Llogarasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Prokurorë e gjyqtare amerikanë në Tiranë, takojnë dhe kreun e Gjykatës së Lartë
Një delegacion me gjyqtarë dhe prokuror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ka zhvilluar një takim dhe me anwtarwt e gjykatws sw Lartë.
-
VIDEO
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
Dritan Dajti ka hapur proces gjyqësor në gjykatën e Elbasanit për 'konstatimin e kryerjes së dënimit që ka të bëjë me dënimin prej 25 vite burg për vrasjen e 4 efektiëve të policisë.
-
VIDEO
Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje! 4 të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje,në fshatin Moravë. Ka qenë Automjeti tip Toyota që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane,ku udhëtonte familja Berberi.
-
VIDEO
Blindohet Kryeministria, sot opozita mban protestën e rradhës në orën 20:00
Opozita ka thirrur sot protestë dhe policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit që do të mbahet në orën 20:00, përpara Kryeministrisë