-
VIDEO
‘Qeverisë suaj t’i vijë turp’, protestuesja përplaset me Erion Braçen, ndërhyjnë edhe banorët! Deputeti i PS: Mos ofendo njerëzit
Një takim i deputetit socialist Erion Braçe me banorët për problematikat e zonës u kthye në debat të fortë me protestuesen Arvina Lleshi. Teksa Braçe po dëgjonte shqetësimet e qytetarëve në kuadër të takimeve për “Praninë Besnike”, Lleshi ndërhyri duke akuzuar qeverinë se nuk u ka dhënë zgjidhje problemeve të tyre.
-
VIDEO
Ndjekësi vë në vështirësi Berishën: A je i ftuar nga ambasadori amerikan? Kreu i PD: S’kam dijeni për ceremoninë
Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt nisi misionin në Tiranë, ndërsa më 2 tetor do të zhvillojë pritjen zyrtare ku të ftuar do të jenë politikanët e të gjithë krahëve.
-
VIDEO
Sytë blu që 'marrin mësysh', filmi grek për supersticionin dhe frikën nga të qenit ndryshe vjen në Tiranë
Një histori e vendosur në malet e Epirit, vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë është shfaqur në Tiranë si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Tirana International Film Festival. Filmi i regjisorit grek Thanasis Neofotistos, “Djaloshi me Sytë e Kaltër” ka në qendër të tij historinë e Petros, një djalë pesëmbëdhjetëvjeçar, sytë e kaltër të të cilit shihen nga fshatarët si burim mallkimi dhe fati të zi.
-
VIDEO
“Lakuriqi i natës”, opereta e Strauss, premierë në TKOB
“Lakuriqi i Natës”, kryevepra e operetës vjeneze të Johann Strauss II, sjell në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit muzikë, humor, intriga, maska dhe, mbi të gjitha, ritmin magjepsës të valsit vjenez. Publiku shqiptar është ftuar të udhëtojë drejt Vjenës së shekullit XIX edhe sonte dhe nesër përmes një prej veprave më të dashura të repertorit operistik.
-
VIDEO
Dy orë takim me Begajn, ambasadori amerikan i dorëzon letrat kredenciale
Ambasadori amerikan i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj, me të cilin më pas ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë. Rreth dy orë ka qëndruar ambasadori në ambientet e Pallatit të Brigadave për tu larguar më pas, ndërsa jashtë e priste edhe një qytetar me flamurin amerikan.
-
VIDEO
Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
Videoja nis me 44-vjeçarin, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ duke qëndruar në tavolinën e një lokali buzë rrugës te zona e njohur si ish-Agjencia, i shoqëruar nga një tjetër.
-
VIDEO
Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, në 11:00 i dorëzon letrat kredenciale Begajt
Eric Wendt nis sot misionin si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, duke i dorëzuar në 11:00 letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mbështetja për SPAK, siguria dhe investimet amerikane janë ndër prioritetet që ai ka renditur për mandatin e tij.
-
VIDEO
SPAK operacion në Tiranë dhe Shkodër, goditet një grup i trafikut të drogës! Disa urdhërarreste
Bledar Cafi, 50 vjeç, është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit të SPAK, BKH-së dhe Policisë së Shtetit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik droge.
-
VIDEO
Dimri 'troket' që në shtator, dëbora zbardh bjeshkët e Tropojës
Reshjet e para të borës kanë mbërritur në bjeshkët e Tropojës që në muajin shtator, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
-
VIDEO
Tabaku: Korrupsioni po rëndon xhepat e qytetarëve, eksportet në rënie! KAYO të bëjë publike kontratat
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se korrupsioni, rritja e çmimeve dhe rënia e eksporteve po rëndojnë qytetarët dhe bizneset. Ajo kërkon transparencë për kompaninë shtetërore KAYO.
-
VIDEO
‘E kam pasur zero ndërhyrjen e Ramës për një subjekt të caktuar’- Sula në Report Tv: Brenda marsit 2027 do të ketë inspektim vetëm në bazë të indikatorëve të riskut
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, është shprehur se brenda marsit të vitit 2027 inspektimi do të bëhet vetëm në bazë të indikatorëve të riskut.
-
VIDEO
‘Shteti është i gjithë shqiptarëve, jo i socialistëve’- Sula zbulon në Report Tv bisedat me Ramën para se të merrte detyrën
Dashnor Sula tha se e kishte të vështirë marrjen e vendimit për t'u bërë kryeinspektor i Përgjithshëm, por shtoi se bisedat e vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama e bindën që të merrte drejtimin e këtij institucioni.