-
VIDEO
Aksident në Malin e Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja dërgohen te ‘Trauma’
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat, duke bërë që të rrëshqasë dhe të dalë nga rruga.
-
VIDEO
U kap në Rinas, Gjykata lë në burg aktivisten turke! Nga protestat kundër Erdoganit te azili politik në Francë, kush është mësuesja e dënuar në Turqi për terrorizëm
Julide Yazici, aktivistja turke e arrestuar tre ditë më parë në aeroportin e Rinasit, do të qëndrojë në qeli deri në mbërritjen e dokumentacionit nga shteti turk që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. 32-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Stambollit për shkak të pjesëmarrjes së saj në protesta kundër presidentit turk Erdogan.
-
VIDEO
GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet
Reporterët Pa Kufij dhe Rrejti SafeJournalists shprehen të shqetësuar për Rregulloren e re të GJKKO-së e cila censuron mediat, duke kërkuar pezullimin e saj. OSBE po analizon nëse rregullorja është në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.
-
VIDEO
Ekstradohet nga Italia ‘i forti i Bulqizës’, Fadil Tërnova! Me rekorde kriminale, por kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni! Dyshime se gjykatat e ‘përkëdhelën’
38-vjeçari nga Bulqiza u ekstradua në Shqipëri për t'u përballur me drejtësinë, pasi kërkohet për 3 ngjarje kriminale. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, goditje për shkak të detyrës dhe mosbindje e urdhrit të policisë.
-
VIDEO
Vatër zjarri në pyjet e Fushë-Arrëzit, flakët përfshinë një sipërfaqe me drurë pishe pranë fshatit Tuç duke rrezikuar edhe banesat!
Një tjetër vatër zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në pyjet e Fushë-Arrëzit.
-
VIDEO
PD: Shkrirja e bashkive rrezikon klubet sportive, Shqipërisë i duhet Ligji për Sportin, jo zhdukja e sportit nga qytetet
Sekretari i Departamentit të Sporteve në PD, Albano Stolaj, përsëriti kundërshtimin e Partisë Demokratike ndaj reformës, duke e cilësuar atë si të dëmshme për identitetin lokal dhe të ardhmen e sportit në vend.
-
VIDEO
Vlorë, i vuri flakën një apartamenti për arsye konkurence, në pranga 33 vjeçari
Në momentin e zjarrit në apartament ndodheshin vëlla e motër. Ngjarja u dyshua fillimisht si aksidentale, por hetimet zbuluan se ishte zjarrvënie e qëllimshme.
-
VIDEO
Në 7 muajt e parë të këtij viti, rreth 350 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes Portit të Durrësit! Vetëm gjatë korrikut, rreth 113 mijë persona
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se nga ky total, rreth 161 mijë pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit, ndërsa rreth 189 mijë kanë mbërritur në Shqipëri.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në hyrje të Fierit, automjetet krijojnë radhë deri në 3 kilometra
Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar radhë të gjata në aksin nga kthesa e Patosit drejt qendrës së qytetit. Në terren ndodhen patrullat e Policisë Rrugore.
-
VIDEO
Sezoni veror, trafiku ‘paralizon’ daljen e Shkodrës! Policia plan për menaxhimin e fluksit të lartë të automjeteve
Fluksi i lartë i automjeteve lidhet me rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë verës, teksa në Shkodër janë rikthyer dhe shumë emigrantë.
-
VIDEO
Kukës, hapet zyra e re për lidhjet martesore! Në 8 muaj vendosen kurorë 141 çifte
Kukësi ka tashmë një ambient të dedikuar për çiftet që zgjedhin të kurorëzojnë martesën edhe ligjërisht. Po keshtu ka përfunduar rikonstruksioni i ambienteve të Zyrës së Gjendjes Civile dhe zyrës së aplikimit për dokumentet biometrike.
-
VIDEO
Policia ndërhyn në plazhin e Spillesë, hiqen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje, procedohen 2 persona
Policia ndërhyri në plazhin e Spilles në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, duke liruar hapësira publike të zëna për pushuesit.