-
VIDEO
Banorët e Divjakës për të 6-ën mbrëmje në protestë kundër ‘Territoriales’
Në protestën e mbrëmjes së djeshme ku kanë kundërshtuar bashkimin e Bashkisë Divjakë me Lushnjën, banorët e Divjakës kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të anulojë projektin për hartën e re territoriale.
-
VIDEO
Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Prej tre ditësh vijon bejeta me flakët në Mallakastër, një nga 8 zonat aktive të zjarreve në vend. Situata më kritike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe të gjera pyjore.
-
VIDEO
Durrës/ E përplasi makina, humb jetën këmbësori
Një këmbësor në lagjen 15 në Durrës ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
-
VIDEO
Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web te Gjykatës duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
Vetë Rregullorja që censuron mediat, si dhe Komentari voluminoz që e shoqëron, të botuara në faqen zyrtare të Gjykatës, realisht janë depozituar në një hapësirë virtuale private të lidhur me një kompani e cila tregton pjesë këmbimi për automjete.
-
VIDEO
Zjarr në Pocest të Dibrës, shmanget rreziku ndaj banesave
Një zjarr ka rënë në parcelat kodrinore të fshatit Pocest në Dibër. Flakët u janë afruar banesave, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shmangia prej tyre.
-
VIDEO
Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Shuarja e pamundur, nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri
Kryetari i bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj bëri një përditësim rreth situatës së zjarrit në zonë ku theksoi se vihet re zgjerim i vatrës. Ndërhyrja ka qenë sfiduese për shkak të disa faktorëve si terreni, era, temperaturat dhe bimësia. Momentalisht, do të vijojë monitorimi i situatës dhe ndërhyrja nga ajri rinis të enjten herët në mëngjes.
-
VIDEO
Del jashtë kontrollit zjarri në Mallakastër, digjen masivë me pisha! Flakët kalojnë rrugën e Panahorit
Zjarri në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit duke djegur masivë me pisha. Era e fortë favorizon flakët që kanë kaluar rrugën e Panahorit.
-
VIDEO
Report TV sjell pamjet nga 'ferri i zjarrit' në Mallakastër, zjarrfikësit nuk ndalin betejën me flakët
Pamjet që vijnë nga Mallakastra tregojnë betejën e zjarrfikësve me flakët, ndërsa zjarri vijon të mbetet jashtë kontrollit në disa zona. Mes tymit të dendur dhe temperaturave të larta, ekipet në terren po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat dhe për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
-
VIDEO
Dosja ‘AKSHI’/ Ministria e Drejtësisë i kërkon Francës ekstradimin e Ermal Beqirit, u kap duke pilotuar një avion privat mbi central bërthamor
SPAK është në pritje edhe të një përgjigjeje lidhur me kërkesën për sekuestrimin e pasurive të Beqirit në Francë, përfshirë një kështjellë të blerë për 2.6 milionë euro e llogari bankare me vlerë mbi 2 mln euro. Biznesmeni Beqiri është në kërkim lidhur me abuzimet ne tenderët e AKSHI-t.
-
VIDEO
Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, digjen vetëm shkurre e ullishte
Një zjarr ka rënë ditën e sotme shumë pranë nënstacionit elektrik 220 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh. Si pasojë janë djegur vetëm shkurre dhe sipërfaqe me ullinj. Fatmirësisht, flakët janë shuar pa mbërritur te nënstacioni apo përhapur në zonat përreth.
-
VIDEO
Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot
Ndaj rregullores së re të GJKKO-së, e cila parashikon kufizime të rënda jo vetëm për mediat, por dhe për avokatët, ka reaguar ashpër dhe komuniteti i juristëve. Telefonat celularë nuk do të mund të përdoren as nga avokatët në sallën e gjyqit, ndërsa laptopët po ashtu mund t’ju ndalohen
-
VIDEO
GJKKO censuroi mediat, kreu i AGSH thirrje për pezullimin e vendimit: Të nis një proces konsultimi me gazetarët! Pa një celular në sallë, nuk mund të ndiqen seancat
Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, ka ngritur shqetësimin për rregulloren e re të miratuar nga Gjykata e Posaçme, e cila parashikon kufizimin e të drejtës së gazetarëve, por edhe të kamerave, për të qenë prezentë në sallën e gjyqit.