-
VIDEO
Aksidenti ajror me katër viktima, bllokimi i njërit prej rotorëve dyshohet se shkaktoi rrëzimin e helikopterit italian në Bosnjë
Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë italiane të Mbrojtjes, dyshimet e para lidhen me një defekt teknik, megjithëse shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar.
-
VIDEO
Balla e Klosi takim me Begajn për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzoi në bllok ftesën e Presidentit
Ftesa e Presidentit Begaj për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve, u refuzua publikisht nga Partia Demokratike, e cila njëjtë si në zgjedhjet e shkuara, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht Presidentit. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër. Edhe partitë e tjera të opozitës e kanë refuzuar ftesën.
-
VIDEO
U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Avokati shpjegon se vendimi i transferimit të kryebashkiakut të Tiranës në burgun e Fierit ishte plotësisht i papritur dhe nuk ka pasur as edhe një shkresë formale. Shqetësimi më i madh është për sigurinë e jetës së Veliajt pasi dikur, ka përshëndetur arrestimin e njërit prej të burgosurve që sot ndodhet në të njëjtin korridor me të.
-
VIDEO
Report Tv siguron videon, furgoni u preu rrugën 2 makinave! Si ndodhi aksidenti zinxhir me 4 automjete në Librazhd-Prrenjas
Aksidenti, i cili ndodhi pranë vendit të quajtur Dragostunjë, u shkaktua nga një furgon që doli nga një biznes drejt rrugës kryesore.
-
VIDEO
Aksident në Durrës, makina përfundon përmbys në kanal
-
VIDEO
Ditët e Mios, 25 piktorë hedhin në telajo peisazhet e Korçës
Në Korcë po mbahet edicioni i 16-të i kolonise se artit “Ditet e Mios” me pjesmarrjen e 25 piktoreve nga vende të ndryshme të botës. Artistët tregojnë eksperiencen në këtë qytet, frymëzues për krijimtarinë e tyre.
-
VIDEO
Pr/ligji, taksa e qarkullimit ‘shkon’ tek mjeti, dyfishohen tarifat vjetore! Mjetet luksoze taksë vjetore 40 mijë lekë nga 21 mijë lekë! Për ato elektriket 15 mijë lekë në vit
Nga janari 2027, taksa e qarkullimit do të paguhet një herë në vit bashkë me taksat e makinës, jo më përmes karburantit. Kjo zhvendosje do të ulë çmimin e karburantit por nga ana tjetër do të rrisë deri në dyfishim taksat vjetore të mjetit. Ndërkohë të gjitha ata që kanë makina luksoze do të paguajnë 400 euro taksë vjetore.
-
VIDEO
Dështimi i seancës në GJKKO për shkak të mungesës së avokatëve, Kryemadhi: Po më pengohet e drejta e mbrojtjes dhe normaliteti i jetës!
Pas dështimit të seancës gjyqësore në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kjo e fundit ka deklaruar për mediat se vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot kundër rregullores së re të GJKKO-së, po i pengon të drejtën për t’u mbrojtur.
-
VIDEO
Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit! 20 mijë lekë plus për efektivët e rolit bazë dhe 10-15 mijë lekë për ata me grada më të larta
Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije se me 20 mijë lekë të reja është për punonjësit e rolit bazë dhe 15 mijë lekë të reja për efektivët me grada më të larta, përfshirë deri te drejtuesi madhor.
-
VIDEO
Kuvend/ Mes kaosit e flakadanëve miratohet me 84 vota pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, përjashtohen 4 deputetë të PD! Berisha thirrje për dhunë, i hiqet e drejta e fjalës
Mes përplasjeve e flakadanëve u miratua me 84 vota në Kuvend projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë dhe pr.ligjet e pr.vendimet e tjera të rendit të ditës. Demokratët shkuan në parlament me foto të protestuesve të lënduar. Nga foltorja, Sali Berisha bëri thirrje për dhunë ndaj deputetëve socialistë ndërsa edhe pas 2 ndërprerjesh, normaliteti nuk u kthye.
-
VIDEO
Shkolla 'Sotir Çapo' në Zharrëz të Patosit merr pamje të re! Nga klasat te laboratorët dhe palestra, ja si është transformuar godina
Shkolla 'Sotir Çapo' në Zharrëz të Patosit është rikonstruktuar, duke ofruar ambiente të reja për nxënësit dhe mësuesit. Godina ka klasa të reja, laboratorë, palestër dhe hapësira për zhvillimin e aktiviteteve edhe pas orarit mësimor.
-
VIDEO
‘Pse Balluku paraqitet në Kuvend vetëm kur duhet vota e saj?’- Balla i përgjigjet gazetarit: Gjithmonë aty, në orën e përcaktuar!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur pas përfundimit të seancës plenare, për paraqitjen në Kuvend të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, vetëm për votimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.