-
VIDEO
Dosja Meta-Kryemadhi/ Mbyllet seanca paraprake, vendimi më 18 mars! SPAK kërkon dërgimin në gjyq, mbrojtja pushim ose rihetim
GJKKO do të vendosë më 18 mars nëse çështja ndaj Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë për gjykim. SPAK kërkon dërgimin e dosjes në gjyq për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa mbrojtja ka kërkuar pushimin e çështjes ose rikthimin e saj për hetim.
-
VIDEO
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, 16 aplikime për vendin e Prodës, për herë të parë në garë dhe 2 gra
Gara për karrigen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të lënë bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të PD, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok, do të jetë mes 16 drejtuesve me eksperiencë të gjatë brenda bluve, mes të cilave edhe 2 gra.
-
VIDEO
Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë, arrestohet 62-vjeçari! Policia: Hyri me armë në banesën e fqinjëve dhe i kërcënoi pas sherrit për tarracën e pallatit
Sherri i nisur për shfrytëzimin e tarracës së përbashkët të një pallati, mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi një 62-vjeçar u fut me armë zjarri në banesën e fqinjëve.
-
VIDEO
Ndërkombëtarët i dënuan molotovët te vila 31, Berisha ‘harron’ revoltën për Ballukun! Premtoi shembje të Kuvendit, sot vetëm një grusht militantësh e sprai blu në protestë
Protesta e PD-së nuk prodhoi akte dhune, ndonëse ishin parashikuar skenarë revolte deri në shembjen e Kuvendit. Berisha u tërhoq nga konfrontimi dhe pamjet me dron të Report Tv treguan vetëm një grusht militantësh në protestë.
-
VIDEO
I mori jetën vetes me fostoksinë, i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçares në Shëngjin
Mes dhimbjes dhe lotëve, në Shëngjin iu dha sot lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, të afërm dhe shumë qytetarë që u mblodhën për t’i dhënë të resë lamtumirën e fundit
Sipas dyshimeve paraprake, 25-vjeçarja përballej prej kohësh me dhunë dhe përndjekje nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi.
-
VIDEO
Mes kaosit në Kuvend, Spiropali dhe Vengu votohen si anëtarë në Komisionet Parlamentare
Mes kaosit në Kuvend pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u votuan si anëtarë në Komisionet Parlamentare.
-
VIDEO
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Durrës, vizitë në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë
Autoriteti Portual i Durrësit thotë se vizita është pjesë e bashkëpunimit të rregullt mes forcave detare të vendeve aleate dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon.
-
VIDEO
Çmimi i naftës deri në 201 lekë/litri, ministrja Ibrahimaj: Nëse vijon shtrenjtimi, rikthejmë Bordin e Transparencës
Ministrja Delinda Ibrahimaj tha se Task-Forca do të monitorojë çdo ditë kompanitë e karburanteve për të mos lejuar abuzime me çmimet. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta tregtohet deri në 201 lekë për litër.
-
VIDEO
Nafta në rritje nga lufta, veendimi për ndalimin e monopatinave në Kushtetuese! Padia: Preken qytetarë e biznese, rikthejini
Udhëzimi i 5 muajve më parë i Ministrisë së Brendshme për të ndaluar përkohësisht qarkullimin e monopatinave, përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Organizata “Për Drejtësi Sociale” kërkon shpalljen e tij të antikushtetues, duke theksuar se me naftën që po shtrenjtohet dita ditës për luftës në Iran, pasojat ekonomike nga ky vendim, janë rënduar.
-
VIDEO
Zbatohet vendimi i GJKKO/ Pas 1 viti në qeli, Veliaj do njihet me aktet hetimore! I dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe
Kryebashkiakut Erion Veliaj i janë dërguar materialet hetimore pasditen e së martës. Bëhet fjalë për 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe, që i janë dërguar Veliajt me furgon në qeli. Më 20 maj, Kushtetuesja mban senacën për ankimin e Veliajt për masën arrest me burg.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok në mars 2025, Kushtetuesja: Cenoi lirinë e shprehjes! Edhe pse për interes publik, u bë pa ligj dhe nuk ishte proporcional! Reagon Rama
Një vit pas mbylljes së rrjetit social TikTok dhe një muaj pas rihapjes së tij, Gjykata Kushtetuese e ka caktuar si antikushtetues vendimin e qeverisë për ta bllokuar 6 marsin e vitit të kaluar. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të qeverisë Edi Rama i cili kritikoi vendimin.
-
VIDEO
Misteri mbi vetëvrasjen e 25-vjeçares në Tiranë, dyshime se u dhunua nga ish-bashkëshorti! Letër lamtumire prindërve: Nuk dua të më bëjnë më keq
Vetëvrasja me fostoksinë e një vajze 25-vjeçare, Xhuana Nikolli, në një banesë në Tiranë është rrethuar nga misteri, dhe një hetim ka nisur. Prindërit e të resë, bëjnë fajtor ish-bashkëshortin e vajzës, që sipas tyre, e ka dhunuar. Xhuana Nikolli u vetëvra mëngjesin e 10 marsit dhe i la një letër prindërve. 25-vjeçari Eraldo Fizi u shpall në kërkim.