-
VIDEO
“Ai nuk kthehet më, por ne e dimë kush janë vrasësit' xhaxhai i Aleks Nikës pas shkuljes së pllakës së 21 Janarit: SPAK t’i çojë para drejtësisë!
Mark Nika ka besim se qeveria do ta rivendosë pllakën përkujtimore të nipit të tij dhe kërkon që vrasësit e 21 Janarit të dalin para drejtësisë.
-
VIDEO
30 minuta shi përmbytën Ujin e Ftohtë në Vlorë, banorët edhe sot mes mbetjeve dhe baltës: Përroi është bllokuar, të ndërhyjë bashkia
Rreth 30 minuta reshje shiu mjaftuan që rrugët në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë të mbuloheshin nga uji dhe balta. Banorët fajësojnë ndërtimet pa kriter, bllokimin e përroit dhe mungesën e pastrimit të kanalit kullues
-
VIDEO
Vijon prerja e pishave në ambientet e Universitetit të Korçës, pedagogu ngre alarmin: Dëm i madh mjedisor!
Pedagogu i Fakultetit Bujqësor, Pirro Icka, e cilëson prerjen e pemëve disa dekadëshe si një dëm të madh mjedisor.
-
VIDEO
Fier/ Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses në fshatin Luar, arrestohet 37-vjeçari! E kërcënonte vazhdimisht
Uniformat blu njoftojnë se ai do të hetohet për veprat penale armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
-
VIDEO
'Gjeta 4 gëzhoja', flet 22-vjeçarja: Jam ndarë me gjyq nga ish-bashkëshorti, kam pasur vazhdimisht kërcënime !
Aleksandra Elmazaj, ka treguar momentet e panikut që përjetoi gjatë natës, kur ish-bashkëjetuesi i saj Besmir Mustaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës së 22-vjeçares. E reja ka treguar për Report tv se në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë me motrën dhe vajzën e saj të mitur, ndërsa në mëngjes ka gjetur katër gëzhoja para shtëpisë.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste fishekzjarre për personat e maskuar në protestë, arrestohet 32-vjeçari! Sekuestrohen 47 pako në banesën e tij
Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar se u shiste lëndë piroteknike personave të maskuar që merrnin pjesë në protestën e së shtunës, për t'i përdorur gjatë veprimeve të dhunshme.
-
VIDEO
Paketa ligjore kundër dhunës në protesta/ Partia Socialiste mbledh Grupin Parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama
Në takim është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur te Kryesia e Kuvendit. Takimi vjen pasi dje shefi i Qeverisë prezantoi paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila parashikon ashpërsim të masave kundër atyre që kryejnë akte vandale gjatë tubimeve.
-
VIDEO
Protesta në ditën e 13-të/ Zbehet pjesëmarrja, sulme Kryeministrisë e Kryesisë së Kuvendit! Shënjestrohen biznese te 'Kullat Binjake', molotovë policisë! Shpërndahen me gaz e spray
Dita e 13-të vijoi me sulme por me më pak pjesëmarrje. Protestuesit e maskuar hodhën gurë, fishekzjarrë e molotovë, si dhe dëmtuan Kryeministrinë dhe biznese në zonën e Kullave Binjake. Policia iu përgjigj me ujë, gaz lotsjellës dhe spray me piper. Krahas akteve të dhunës, protesta u shoqërua me simbolika.
-
VIDEO
I riu u plagos gjatë protestës së djeshme, flet i vëllai: Gjendja e Erjonit është e stabilizuar! Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërsih në lidhje për mjekimin në Itali dhe ndërhyrjes kirugjikale të Erjon Vishkullit që mbeti i dëmtuar në sy në protestën e djeshme
-
VIDEO
Vijojnë sulmet ndaj policisë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve
Protestuesit pranë bulevardit “Zogu I” u kanë hedhur molotovë disa automjeteve të policisë, duke e shoqëruar këtë moment me thirrje entuziaste.
-
VIDEO
Policia rrethon gazetarët me kordonin e sigurisë, reagon AGSH: Pengon lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve! Hita të mbajë përgjegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar pengimin e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me kordonë sigurie duke cenuar lirinë e tyre dhe informimin e qytetarëve. Sipas deklaratës, janë dokumentuar 40 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.
-
VIDEO
Protestuesit s'ndalin aktet vandale, i vënë flakën pemës në mes të 'Sheshit Skënderbej'
Pas zhvendosjes te 'Sheshi Skënderbej' kanë vijuar me aktet vandale.
Ata i vendosën flakën një peme në mes të sheshit