• VIDEO

    Klodian Braho kreu i ri i SPAK, ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

    Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK me 7 vota pro. Më poshtë votimi i anëtarëve të KLP-së

    Votimi

    Sokol STOJANI - Adnan Xholi

    Moisi DUDA - Braho

    Olger EMINAJ- Braho

    Erind MERKURI- Xholi

    Mirela P. BOGDANI -Brahi

    Vatë STAKA - Xholi

    Ledina RIZA - Braho

    Erind GËRMENJI - Braho

    Zeqir HODA - Braho

    Arta MANDRO – brahi

    Erion FEJZULLA - Gokaj  

  • VIDEO

    Kush do jetë pasuesi i Altin Dumanit? Mbyllet pas 6 orësh mbledhja në KLP, 4 kandidatët prezantuan platformën! Pritet votimi

    4 janë kandidatë për kreun e SPAK: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Të pranishëm e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i delegacionit të BE, Silvio Gonzato si edhe ambsadori britanik Nicholas Abbott.

    • VIDEO

      Garon për kreun e SPAK, Gokaj: Rritja e hetuesve është e domosdoshme! Nuk të bën askush presion nëse....

      Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj tha se rritja e hetuesve është e domosdoshme. “Rritja e hetuesve është e domosdoshme, nëse do jepet mundësia edhe emërimin e disa këshilltarëve pranë prokurorëve. Sot ushtrojnë funksion në SPAK 20 prokurorë, kemi të ndarë me shefa seksionesh. Nëse unë do bëhem drejtues i SPAK do mendoj edhe shefat e seksioneve të futen në short”, tha Gokaj. Ai foli edhe për presionet. “Nuk mendoj se të bën dikush presion nëse nuk futesh në kontakt me të. E vetmja mënyrë për të mos bërë presion, është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të rrish korrekt”, vijoi Gokaj.

    • VIDEO

      Gokaj jep vlerësimin për Dumanin e Krajën: Kurrë s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje, do jenë shembull për mua

      Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj u pyet nga anëtarët e KLP-së për Altin Dumanin dhe Arben Krajën. Gokaj i vlerësoi duke thënë se kurrë nuk kanë ndërhyrë në asnjë çështje dhe theksoi se kjo do jetë një karakteristikë që do ta ndjekë edhe ai vetë nëse do zgjidhet në krye të SPAK.

      “Një nga karakteristikat që unë vlerësoj është se s’kanë ndërhyrë kurrë në asnjë çështje, asnjë ndikim nga drejtuesit për çështje konkrete dhe kjo do jetë edhe linja me që do ti qëndroj”, tha Gokaj.

    • VIDEO

      Gara për kreun e SPAK/ Kandidati Gokaj: Pika ime e fortë është puna dhe integriteti

      Prokurori Elvin Gokaj, një prej kandidatëve për drejtimin e SPAK, deklaroi se parimi kryesor i drejtimit të tij do të jetë integriteti dhe mbështetja e plotë e prokurorëve.

      Ai u shpreh se përvoja e tij mbi 10-vjeçare në drejtimin e prokurorive në disa rrethe të vendit e ka mësuar rëndësinë e punës në grup dhe të pavarësisë profesionale brenda sistemit. Ai foli edhe për pikat e tij të forta dhe të dobëta.

      “Pikat e mia të forta, puna, integriteti dhe mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe derdhin djersë për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike që kanë avancuar, por me ndihmën ekspertëve do ta kalojmë këtë fazë”, tha Gokaj.

    • VIDEO

      Gara për kreun e SPAK/ Elvin Gokaj prezanton platformën: Ja katër shtyllat e vizionit tim nëse zgjidhem në krye të SPAK

      "Kam eksperiencë 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë. SPAK duhet të mbetet institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrugëtimi im ka nisur në vitin 1999. Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publikë. Kam hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë. Ngritjen e akuzës e kam bazuar vetëm në prova dhe duke kërkuar masa në proporcianalitet me objektin e hetimit. Bashkëpunimi im do bazohet në grup.

    • VIDEO

      Doloreza Musabelliu nuk ndan Krajën nga Dumani: Secili ka bërë maksimumin e tij në krye të SPAK! Veten s’e krahasoj me asnjë...presioneve u bëj ballë

      Edhe kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu u pyet nga anëtarët e SPAK për një vlerësim për punën e Arben Krajës dhe Altin Dumanit. Musabelliu tha se është e vështirë të bëjë krahasimin mes drejtuesve pasi ata e kanë drejtuar SPAK në periudha të ndryshme.

       
    • VIDEO

      Çështje të mbartura në SPAK, Musabelliu: Duhen 40 hetues të rinj

      Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu ngriti çështjet e mbartura si një prej problematikave me të cilat përballet SPAK. Ajo tha se do duheshin 40 hetues të rinj për të çuar para çështjet.

       
    • VIDEO

      E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelli para anëtarëve të KLP: Unë kafe në zyrë nuk u jap

      Para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabellu u pyet nëse do ofronte favore.

       
    • VIDEO

      ‘Transparenca dhe llogaridhënia’, Musabelliu: Ja vizioni im për drejtimin e SPAK

      Doloreza Musabelliu prezantoi para anëtareve të KLP platformën e saj për drejtimin e SPAK.

      “Vlerësoj punën e prokurorëve, hetuesve, dhe bashkëpunimin me policinë e shtetit, vlerësoj se duhet të punohet për të përmirësuar më tej drejtimin e SPAK. Në thelb të vizonit qëndron fryma e ekipit, asnjë individ nuk mund ti arrijë rezultatit i vetëm. Vizioni im mbështetet në disa shtylla, transparenca dhe llogaridhënia. Deri më tani SPAK ka treguar nivel të lartë transparence dhe llogaridhënie, ndaj publikut dhe institucioneve partnere. Synimi im është që këto standarde të ruhen dhe të forcohen më tej. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy koncepte që plotësojnë njëra-tjetrën.

    • VIDEO

      Doloreza Musabelliu: Sekuestruam 10 milionë dollarë kriptomonedha, por nuk kishim portofol për t'i ruajtur!

      Prokurorja Doloreza Musabelliu foli në mbledhjen e KLP edhe për cështjet që ka hetuar në SPAK.

      “Kam hetuar një sërë çështjes në SPAK, ku ndër më të spikaturat vrasje me paramendim për hakmarrje dhe vrasje në rrethana cilësuese të kryera në kuadër të grupit të struktura kriminal. Në dy çështje janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë, kanë qenë armë për zbardhjen e ngjarjeve. Rasti i parë që ka shkuar për gjykim organizatë kriminale dhe janë sekuestruar kriptomonedha digjitale 10 mln dollarë, kishim problematikë sepse nuk kishim ku ti ruanim për shkak se na mungon portofoli dixhital”, tha Musabelliu.

    • VIDEO

      Nga trafiku ajror i drogës te vrasjet, Musabelliu: Ja dosjet sensitive që kam shqyrtuar! Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin

      Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu para anëtarëve të KLP prezantoi disa prej çështjeve sensitive që ajo ka ndjekur si prokurore.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv