U nderua në vitin 2016 ditën e daljes në pension nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako për kontributin e tij prej 45 vitesh si punonjës i Policisë Rrugore, por telashet për Xhemil Halulin kanë nisur dy vite më pas. Në ceremoninë simbolike të daljes së Halulit në pension, Tahiri dhe Çako i dhuruan atij motorin e policisë me të cilin kishte patrulluar prej 22 vitesh.