Abu Dhabi,hapet muzeu i rrethuar
në 3 anët me ujë,me 900 vepra arti

Abu Dhabi,hapet muzeu i rrethuar<br />në 3 anët me ujë,me 900 vepra arti<br>
Një muze i rrethuar në tre anë të tij me ujë, i cili mbanë plot 900 vepra , do të hapet në Abu Dhabi yë shtunën. Muzeu do të ketë 23 galeri, ku 600 vepra arti janë të blera e 300 të tjera i janë dhënë hua nga 13 institucion franceze.

Artistët variojnë nga Paul Gauguin dhe Vincent van Gogh, e deri te Pablo Picasso dhe Cy Twombly.

Mes veprave të ekspozuara është edhe një skulpturë e Auguste Rodin, një pemë gjigante bronzi me degë të pasqyruara, të quajtura “gjethe drite” nga artisti italian Giuseppe Penone, dhe 3 gravura në shkëmbinj që mbajnë tekste historike nga rajoni, nga Jenny Holzer, një artist amerikan neokonceptual.

Ndërsa për sa i takon pikturave, do të ekspozohet një vepër e Da Vincit e realizuar në vitet 1495-1499, e quajtur “La belle ferronnière”, ose “portreti i një gruaje të panjohur”, që është restauruar së fundmi dhe është huazuar nga Muzeu origjinal i Luvrit në Paris.

Muzeu hapet bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare mes Parisit dhe Abu Dhabit, nënshkruar në vitin 2007.

[gallery]24578[/gallery] 
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës