POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas nënën me 2 fëmijë dhe 1 biçikletë, 2 të vdekur, mes tyre një 7 vjeçare

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Ora 10:10
Dëshmia tronditëse e shoferit që u përfshi në aksidentin e Kamzës: Vajza e mitur vdiq para syve të mi

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura kanë humbur jetën.

Për “Report Tv” ka folur edhe dëshmitari okular i ngjarjes gjithashtu i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë.

Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy femijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme.

Dëshmitari okular i aksidentit

ke.mu./b.ha.
Komento

Komente

  • Shkodra: 08/08/2018 16:51

    Burg e mos te ket pik meshiret per kete femer.I mori be qaf tel gjitha Duke nis makinen me tel ne dor tu fol me dashnor e si ta ket mendjen te rruga? ??? Edhe patentat ju cojn dashnoret pa vajt ne kurs fare. Burg burg pa meshir

    Përgjigju
  • Fredi: 08/08/2018 15:27

    Vetëm në vende të prapambetur bën vaki që mblidhen sehirxhinj e rrinë e bëjnë sehir!

    Përgjigju
    • Fredi: 08/08/2018 20:24

      Nese nuk ndryshihet kodi penal qe keto vpra te quhen vrasje ose nese nuk jepen denime maksimale sic e parashikon ligji aktual, pra me 10 vite, ngjarje te tilla do kemi perdite. E mbani mend ate qe aksidentoi me vdekje djalin e ish zv.ministrit te brenshem dhe u lirua pas nje viti nga amnistia dhe rryshfeti? Si tha ajo do iki ne Maldive me pushime dhe qeshte.

  • tosi: 08/08/2018 12:38

    ne burg bashke me kete kriminelen dhe ai qe i ka dhene patenten

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/08/2018 11:36

    Ngushellime familjareve,mase ekstreme per drejtuesin e mjetit shofera qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit me shpejtesi,pije alkoike, droguar,perdorim celulari ne levizje mase ekstreme deri konfiskim mjeti

    Përgjigju
  • Nini: 08/08/2018 11:28

    Shume ngjarje e rende. Po nga deshmia thuhet qe shpejtesia nuk ka qene sh e madhe. Mendoj qe tek ne eshte urgjente per te pare gjendjen e mjeteve qe qarkullojne. Psh ka makina qe gomat I kane 80% te konsumuara dhe nuk I ndalon njeri kur dihet qe goma te hedh jashte rruge

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/08/2018 11:16

    Shqipëria është vend kaq i vogël gjeografik sa që makina nuk duhet të ketë.. Duhet të nxiret urgjentisht ligj që ai person që kërkon të blejë makinë, të paguajë edhe një taksë sa vet çmimi i makinës me qëllim që askush të mos blejë më!

    Përgjigju
  • Erik: 08/08/2018 11:01

    Ngushellime familjeve te viktimave, sherim te shpejte vogelushes dhe te emes se saj. E frikshme ta mendosh fundin e femijes ne kete menyre. Edukim shoferave permes gjobave, por edhe kembesoreve qe kapercejne rrugen vend e pa vend.

    Përgjigju
  • erjon: 08/08/2018 10:41

    ngushellime familareve ska fjale mos o zot çar behet keshtu

    Përgjigju
  • Askushi: 08/08/2018 10:29

    Burg i perjetshem per te gjithe shoferet qe vrasim kur jane te dehur nen efektin e lendeve narkotike dhe kur kalojne shpejtesine e lejuar.

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/08/2018 10:23

    Nderhy sa me pare o SHTET ,o ministri e rendit!Ashpersoni masat ndaj shume shoferave se po marin jete njerzish-jemi ne Shqiperi jo ne siri!Ashpetsoni masat,jo me gjoba 10 20 mije lekshe hiqni targat bllokoni mjetet.

    Përgjigju
    • Ad....: 08/08/2018 11:26

      Ngushellime familjareve. Normalisht qe shteti duhet te nderhyje....por te nderhyje edhe Tek kembesoret Eshte bere e tmerrshme qarkullimi me makine...kembesore bicikleta etj qe te presin rrugen ....nuk eshte vetem faji shofereve.

  • Skandali i Patentave qyl: 08/08/2018 10:13

    ..Kush jep ose shet Patenta..,duhet te pergjgjet...O Zot..,sa keq..,ngushellime

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/08/2018 10:04

    Ngushllime famileve! Është me se e nevojshme që të gjitha patentet që jan lëdhuar këto 10 vitet e fundit të kontrollohen se si jan marrë...!!!

    Përgjigju