Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, Gjykata lë në burg Rozina Kolecin, Prokuroria: Po fliste në telefon

Aksidentoi me vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe 57-vjeçarin Ramazan Isha, Gjykata e Tiranës cakton "arrest me burg" për drejtuesen e mjetit Rozina Koleci. Masa është caktuar nga gjyqtari Ardian Kaliaj i cili ka miratuar kërkesën "arrest me burg" të prokurorit Bajram Breçani.

Vetë Koleci ka shprehur tronditje dhe pendesë për çfarë ka ndodhur, por është përgjigjur se gjithçka erdhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të biçikletës në rrugë duke dalë para automjetit të saj.

Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”. Ndërsa prokuroria e tiranës e akuzon atë për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celularë por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Tre ditë më parë në zonën e njohur si ura e lumit Tirana në kryqëzimin para karburantit Koleci siç dhe shihni nga pamjet e siguruara nga Report Tv aksidentoi fillimisht çiklistit e më pas në bordurën ndarëse përplasi Valbona Ndreun me dy fëmijët e saj, Esmeralda Ndreu 8-vjeçe e cila humbi jetën, ndërsa u plagos vajza e vogël, E.N, 6-vjeçe.

Në aksident u përfshin dhe tre mjetet të tjera të cilat u përplasën nga Koleci që aktualisht do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ora 12:43
FOTOT/Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas nënën me 2 fëmijë dhe 1 biçikletë, 2 të vdekur
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Emigranti: 12/08/2018 13:47

      Makina eshte me e forte se bicikleta dhe njeriu prandaj makina duhet te jete e kujdesshme deri ne ndalim te plote.keta amatore qe marrin patenta kujtojne se mesuan makinen por pajdesia ta merr patenten pergjimone

      Përgjigju
    • beep: 12/08/2018 12:22

      o njerez bicikleta eshte mjet dhe i nenshtrohet rregullave te qarkullimit, esht turp qe ne zona urbane ku lejohet vetem 40km/h te vdesin njerez dhe te mos kontrollohet dot shpejtesia

      Përgjigju
    • Ilo: 12/08/2018 11:12

      Normal shoferi e han se bicikletat dhe njerzit levizin si kafshe ne rruge pa asnje lloj rregulli

      Përgjigju
      • Taku: 01/02/2019 20:25

        Nuk ka vija te bardha,as semafore,e ku te ecin njerezit o ili?po fajin e kane prokuroret qe nuk bejn hetime e lirojne shoferet kriminelle...

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

    Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë