Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet e aksidentit tragjik të një dite më parë ku mbetën të vdekur 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu si dhe 57-vjeçari, Ramazan Isha.
Siç shihni në pamjet ekskluzive, fillimisht makina e drejtuar nga Rezina Koleci ka goditur çiklistin 57-vjeçar teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet "Mercedes Benz".
VIDEO Ekskluzive e Report TV nga kamerat e sigurisë
Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja Rezina Koleci. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
.jpg)
Momenti kur 'Benzi' përplas 57-vjeçarin me biçikletë, Ramazan Isha
Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj. Për herë të fundit para se të goditeshin nga makina e Rezina Kolecit, Ndreu kalon rrugën me dy vajzat e saj. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën Esmeralda Ndreu e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.
.jpg)
Nëna me dy vajzat duke kaluar rrugën pak sekonda para goditjes fatale nga makina
I pari që ka vënë re aksidentin ka qenë punonjësi i karburantit i cili siç shihni është alarmuar nga aksidenti i rëndë dhe vë duart në kokë duke bëritur. Në pamje duket edhe moment tjetër kur furgoni i bardhë ul shpejtësinë për të shmangur përplasjen me "Benzin" e Kolecit, e për pasojë goditet nga pas nga një tjetër fugon. Në këtë aksident u përfshinë 3 automjete dhe mbetën të plagosur 3 persona.
Shtetësja Rezina Koleci aktualisht është arrestuar dhe pritet që të dalë të shtunën para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me akuzën aksident me plagosjen dhe vdekjen e më shumë se një personi ku sipas Kodit Penal, neni 290, gërma 4, rrezikon burgim nga 5 deri në 20 vite.
-
po bicikleta ckerkon ne mes te ruges
Përgjigju -
Normalisht qe kane faj edhe keto bicim Autoshkolla qe bejne testimet per shofer se UNE vete personalisht kam bere skam bere 20 km gjithesej praktike kur mora patenten....pse sepse u futeshim nga 3-4 veta ne makine dhe beshim nga 2-3 km dite/jave kurs, dhe tani akoma eci me frike. Kjo ndodh ngaqe nuk ka praktike te mjaftueshme.
Përgjigju -
Si i eshte dhene leja e drejtimit kesaj k...e kur me paturpesine me te madhe justifikohet ngaterrova frenat me gazin. Ashtu si i nderpreu jeten vogelushes per te cilen d shpreh ngushullimet me te sinqerta,Allahu jua lehtesofte
Përgjigju -
Kembsor, Ciklista, shofera kerkush nuk rrespekton asgja nga kodi rrugor e pastaj ndodhin keto aksidente, duhet nje edukim per te gjithe popullsin
Përgjigju -
Pamjet ekskluzive ia dërgoni autoritetit që lëshon patentat jo ne për të na tmerruar. Kontroll absolut dhe asnjë lëshim kush përdor celularin.
Përgjigju-
Burg dhe hiqjani patented per gjithe jete, kembesori duhet ruajtur ne cdo rast
-








Komente
Komento