Aksidentohet me makinë reperi Majk (Foto)

Aksidentohet me makinë reperi Majk (Foto)

Reperi Majk

Reperi shqiptar Majk ka pësuar një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë. Mediat kosovare bënë të ditur se në aksident u përfshinë dy makina, ku njëra prej tyre ishte e reperit Majk. Si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar një person i cili u dërgua në spital. 

Milaim Fejzullahu, Komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytet, u shpreh për "Indeksonline" se personi që ka pësuar lëndime trupore është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Foto nga vendi i aksidentit në Prishtinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj