Akuza për korrupsion me tenderat e ushqimeve, Gjykata e shpall të pafajshëm, Artur Zoto lë qelinë e burgut

Ish-kreu i burgjeve Artur Zoto pas më shumë se një viti fiton pafajësinë, ndërsa pasditen e sotme rreth orës 17:00 ka lënë qelitë e burgut të Vaqarit. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Zoto lë qelinë e burgut.

Makina me të cilën largohet Zoto

Vendimi është dhënë nga gjykata e apelit pranë krimeve të rënda e cila ka shfuqizuar dënimin e dhënë më 11 maj 2018 nga trupa gjykuese kryesuar nga Bib Ndreca. Pas lirimit të Zotot ka reaguar dhe avokati i tij Ardian Leka i cili e quan procesin ndaj klientit të tij si një mashtrim të të penduarit të drejtësisë Iliaz Labi.

Ajo gjë nuk ka ndodhur. Thoshte që flisja në telefon me Zoton por kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.  Gjykata e Shkallës së Parë u vu nën presion, Gjykata e Apelit e shqyrtoi me vëmendje. Për 2 orë do të lirohet.

Ardian Leka, avokati i Artur Zotos

Artur Zoto u arrestua në shkurt 2017 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës pasi nga hetimet e akuzës ai u dyshua se përfitoi para për tenderat e ushqimeve në burgje. Këtë akuzë Zoto e mohoi duke kërkuar lirimin nga qelia dhe për plotë 6 herë kërkesa e tij për lirim u refuzua.

Por si u prangos Artur Zoto? Ishte dëshmia e vartësit të tij Iliaz Labi ish numri dy i burgjeve që dërgoi në arrestimin e Zotos dhe të disa biznesmenëve të dyshuar për korrupsion. Labi deklaroi para prokurores Elisabeta Imeraj se ai kishte marrë 2 milionë lekë nga tre firma konkurruese duke i ndarë paratë me eprorin e tij Artur Zoto.

Këtë qëndrim Labi e mbajti dhe gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, por gjithçka e konsideruar si provë dhe dëshmi deri më tani është rrëzuar këtë të mërkurë nga apeli i krimeve. Zoto qëndroi për më shumë se 1 vit në qeli ku u dënua me 5 vite burg dhe 5 vite heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike. Me burg u dënua dhe Iliaz Labi po për shkak të statusin të bashkëpunëtorit të drejtësisë 3 vite që ai duhet të kalonte në qeli u konvertuan në shërbim prove.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kur: 19/09/2018 19:49

    Do mari parat e burgut qe ka bo ky hajduti,dhe ai apo ajo gjygjtare qe dhane pafajsine tja paguajne leket qe do kerkoje per pafajsine qe ja dhane,mbas 1 viti.

    Përgjigju
    • Mali: 25/10/2018 16:28

      Burgaxhiu mbetet burgaxhiu...të pirdhen se na deskritituan...gjynah për përmetare e gjirokastrite se këta hajdut janë.. hajdut më çizme

  • sapa: 19/09/2018 19:32

    Vendi i qelbesirave po ben shtet!

    Përgjigju
  • Faik: 19/09/2018 15:10

    Prokurorët e KRIMIT dhe Gjykatësit e PLEPAVE të Shkojnë vet në BURG dhe ta Dëmshpërblejnë me LEKËT e tyre , sepse Shqiptarëve Nuk ju mbarokan Kusuret e këtyre KUSARËVE Prokurorë dhe Gjykatësve KryeHAJDUTË ! VDEKJE BANDITËVE , HAJDUTËVE dhe KRIMINELËVE me KOLLARE dhe Toga të ZEZA ! TURP TURP TURP për (PA)DREJTËSINË e PLEPAVE të KRIMIT!

    Përgjigju
    • Fredi: 19/09/2018 18:44

      Bravo Faik, dukesh qe mjekimi te ka bere mire. Tani bej gati taksat ta demshperblesh kete hajdut te LSI. Keto jane manovra politike te Rames.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali