Në kuadër të masave kundër COVID-19 dhe me hapjen e tyre për ata punonjës që nuk janë të prekur dhe nuk kanë asnjë familjarë të prekur nga koronavrusi, është ndërmarrë dhe dezinfektimi i ambienteve të punës për të parandaluar sa më shumë infektimin e mundshëm.
Report Tv ka siguruar pamjet e dezinfektimit të të gjitha ambienteve të Gjykatës Speciale kundër korrupsionit, zyrave dhe sekretarive, korridoreve dhe të gjitha zonave të kësaj gjykate për të garantuar një siguri maksimale në vendin e punës.