TIRANE-Partia Socialiste ka zhvilluar mesditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku Rama shprehu qëndrimin e tij për akuzat e PD për ministrin e Brendshëm. I pranishëm në mbledhjen e grupit ishte edhe Fatmir Xhafaj. Pas largimit të mediave, fjalën e ka marrë Xhafaj, i cili sipas burimeve të Report Tv u ka shprehur mirënjohjen deputetëve për mbështetjen pas akuzave të PD.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ju jam mirënjohës
Fatmir Xhafaj në mbledhjen e grupit të PS
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, nuk është asnjë provë kompromentuese për vëllain e tij, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Rama e bazoi deklaratën e tij te një ekspertizë ndërkombëtare që sipas tij kishte dalë në konkluzionin se materiali i opozitës ishte montuar dhe jo autentik. Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas sulmeve të PD dhe LSI ditët e fundit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt pas akuzave për të vëllanë e tij se është dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.
Ndërkohë që sot, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, nëpërmjet një letre me të cilën i është drejtuar sot opinionit publik, ka bërë të ditur se do t’i vetëdorëzohet sot autoriteteve italiane të drejtësisë, për të vuajtur një dënim penal të dhënë ndaj tij në shtetin fqinj.
Për njerëz të kompletuar në jetë nuk ka për të munguar kurrë mbështetja ndaj tyre, ky le të jetë një fillim i keqë për PD dhe LSI-në.
Përgjigju