Gjatë podcastit të tij “Flasim”, kryeministri Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për procesin e integrimit evropian, duke hedhur poshtë zërat se integrimi është ngadalësuar apo bllokuar. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek skema e re e bujqësisë, duke shpjeguar se kjo skemë, për fermerët garanton më shumë mbështetje.

Kryeministri Rama garanton se procesi i integrimit europian jo vetëm që nuk është bllokuar, por se së shpejti qeveria do të dalë me lajme të reja. Tek kjo çështje u ndal gjatë podcastit të tij “Flasim” pasi pikëpyetjet mbi ecurinë e procesit të integrimit janë të mëdha për shkak se Brukseli ende nuk ka miratuar pikat e ndërmjetme për Shqipërinë.

“Është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: ‘ato janë bllokuar’, ‘ato janë ndaluar’, ‘ato janë penguar’. Kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama ka folur ditën e sotme edhe për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës me 20%, masë e cila sipas kryeministrit do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e tregut.

Shefi i Qeverisë shtoi se miratimi i aktit normativ për uljen me 20 % të akcizës për naftën hyn në fuqi menjëherë, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës 200 lekë për litër.

“Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin kur nafta, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, të kalojë limitin e 220 lekëve. Pra, ulja e akcizës me 20% është një masë që hyn në fuqi menjëherë kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.

Këto pragje janë paracaktuar për të garantuar një ndërhyrje të drejtë dhe të balancuar në raport me zhvillimet e tregut, të cilat janë zhvillime që ne nuk i kemi në dorë, nuk jemi shkaktarë të tyre dhe nuk kemi as fuqinë që t’i ndalojmë, përveçse kemi detyrimin që t’i trajtojmë në funksion të amortizimit të goditjes së menjëhershme mbi konsumatorët, pa cenuar, nga ana tjetër, stabilitetin e financave publike në një kohë kur pasiguria në tregjet ndërkombëtare mbetet e lartë dhe po aq edhe dinamike. Masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare”, shtoi Rama.

Ndërsa qeveria miratoi skemën e re të bujqësisë, por është kritikuar për heqjen e naftës në mbështetje të fermerëve, Kryeministri Rama sqaron se për fermerët do të ketë lehtësira të tjera.

“Skema rrit ndjeshëm mbështetjen për fermerët, jo thjesht në aspektin e volumit financiar, por edhe në aspektin e lehtësimit të kushteve për ta përfituar atë që çdo fermeri i takon nga skema. Për herë të parë përfshihen në skemë forma mbështetjeje të cilat nuk kanë qenë të përdorura deri më sot. forcon prodhimin vendas, sepse ky është një synim parësor, rrit konkurrueshmërinë duke krijuar më shumë mundësi dhe akses dhe, sigurisht, inkurajon përafrimin me standardet europiane”, tha Rama.

Që lufta kundër korrupsionit po tregon rezultate, sipas kryeministrit ka një tregues të rëndësishëm.

“Ekonomia provon se rritet pikërisht sepse ulet korrupsioni dhe ulen abuzimet, sepse këto të dyja bashkë nuk shkojnë përndryshe. Të ardhurat që kanë arritur në nivele të reja janë pikërisht rezultat i një administrimi shumë më efikas, me shumë më pak korrupsion dhe abuzim”, u shpreh Rama.

Mbledhja e të ardhurave për në buxhetin e shtetit sipas kryeministrit po bëhet me efikasitetin më të lartë, duke theksuar se vetëm në këtë periudhë pritet t’i shtohen buxhetit të shtetit mbi 1 mld euro të ardhura shtesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:59
‘Rritje e të ardhurave buxhetore në nivel historik’- Rama paralajmëron: Pritet të mbledhim 1 miliardë euro shtesë gjatë kësaj periudhe

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka një rritje historike të të ardhurave buxhetore.

Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se sipas projeksioneve, gjatë kësaj periudhe pritet të mblidhen 1 miliardë euro të ardhura shtesë.

Kjo sipas tij, jo nga rritja e taksave, por nga rritja e ekonomisë dhe rritja e administrimit tatimor e doganor.

“Kjo javë është karakterizuar edhe nga një tjetër bilanc inkurajues: rritja e të ardhurave buxhetore në një nivel absolutisht historik. Një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare, një pasqyrë kuptimplotë e fuqizimit të saj. Në të kundërt të gjithë atyre që predikojnë rritjen e korrupsionit dhe rritjen e abuzimit, ekonomia provon se rritet pikërisht sepse ulet korrupsioni dhe ulen abuzimet, sepse këto të dyja bashkë nuk shkojnë përndryshe.

Të ardhurat që kanë arritur në nivele të reja janë pikërisht rezultat i një administrimi shumë më efikas, me shumë më pak korrupsion dhe abuzim, një karakteristikë e sëmundjes së rëndë të trashëguar nga e shkuara, të cilën e kemi luftuar dhe do të vazhdojmë ta luftojmë ditë për ditë.

Sipas projeksioneve, në periudhën që kalojmë pritet të mblidhen mbi 1 miliard euro të ardhura shtesë, dhe jo nga rritja e taksave, sepse nuk kemi bërë rritje të taksave, por nga rritja e ekonomisë dhe, patjetër, edhe nga rritja e cilësisë së administrimit tatimor dhe doganor, rritja e cilësisë së kontrollit për sa i përket transaksioneve në nivelin e biznesit, mes biznesit dhe konsumatorit dhe biznesit me biznesin, si dhe rritja e ndërgjegjësimit fiskal. Jemi në kushtet kur mund të ndajmë me ata që na kanë mbështetur dhe na kanë zgjedhur këtë moment të rëndësishëm, duke u thënë se vota e tyre vlen dhe vlerësohet çdo ditë, në çdo hap, në çdo sektor, dhe ky i rritjes së të ardhurave është një shembull shumë kuptimplotë”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 09:51
Miratimi i Aktit Normativ për uljen e akcizës së naftës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon 220 lekë/litër! Zgjat deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare

 

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës.

Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama tha se miratimi i aktit normativ për uljen me 20 % të akcizës për naftën hyn në fuqi menjëherë, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës 200 lekë për litër.

Rama tha gjithashtu se masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare.

“Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin kur nafta, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, të kalojë limitin e 220 lekëve. Pra, ulja e akcizës me 20% është një masë që hyn në fuqi menjëherë kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.

Këto pragje janë paracaktuar për të garantuar një ndërhyrje të drejtë dhe të balancuar në raport me zhvillimet e tregut, të cilat janë zhvillime që ne nuk i kemi në dorë, nuk jemi shkaktarë të tyre dhe nuk kemi as fuqinë që t’i ndalojmë, përveçse kemi detyrimin që t’i trajtojmë në funksion të amortizimit të goditjes së menjëhershme mbi konsumatorët, pa cenuar, nga ana tjetër, stabilitetin e financave publike në një kohë kur pasiguria në tregjet ndërkombëtare mbetet e lartë dhe po aq edhe dinamike.

Masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare, ndërsa Bordi i Transparencës, që është vënë në lëvizje, do të mbetet garant i çdo zhvillimi në tregjet globale për të reflektuar në mënyrë të drejtë dhe të verifikueshme atë çka duhet të ndodhë në tregun vendas. Ky është një reagim i duhur, i matur në kohë, që garanton vendimmarrje të shpejta, që mishëron përgjegjësi të plotë dhe që do të bëjë të mundur që qytetarët, drejtuesit e automjeteve, të mos abuzohen nga distributorët e naftës. Masat për të gjithë ata që do të shkelin çmimin e përcaktuar nga Bordi i Transparencës, në bazë të tregjeve, do të jenë drastike”, tha mes të tjerash Rama.

R.Xh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kritiku socialist: 05/04/2026 15:31

    Rama nese e ka vendos besoj duhet ti fusi nje plan cdo bashki duhet minimumi 10-20 rruge reja rurale! Bashki mbi 15,000 banore duhet 20-25 rruge te reja rurale ! Bashki nen 15,000 banore duhet minimumi 19 rruge rurale cdo vit ! Ky te jete buxhet direkt nga kryeministi pasi vetem Rama 4 I ben punet direkt ! Cdo rruge rurale jep efekt per zhvillim dhe per mbajtje dheut tokes dhe sherbimi pyjore etj ! Rama 4 besoj e ka kuptuar qe baza e popullit janë piramida qe i jep zhvillim. Sa per turizmim mos u qudisni ne 2026 do jene 17-20 mil total turist ! Edhe GDP ne 2026 nga 30 billion $ do te shkojë diku 33-34billion $ deri ne 31 dhjetor 2026! Hekurudha duhet te ringjallet ! Metro Kamez - Paskuqan-Stacion TRENIT Tirane i jep nje pamje moderne vetem Qeveria Rama 4 mund ta nise dhe ta mbaroje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?