Deputeti Erion Braçe ka dhënë një mesazh pas takimit të një dite më parë të një pjese të strukturave të Partisë Socialiste në Njësinë nr. 5 në Tiranë.
Braçe shprehet i revoltuar lidhur me mungesën e tij në mbledhje, teksa shprehet se i njeh shumë mirë problematikat e atij komuniteti.
“Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona – me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim” – shkruan Braçe. Socialisti shton se nuk është kundër Ogerta Manastirliut, por “dua t’i jap PS dhe qytetit një alternativë tjetër”.
“Nuk e kuptoj këtë histori që një udhëheqës shkon bën mbledhje në njësinë 5 pa deputetin”-shprehet Braçe në video.
Reagimi i plotë;
Tirana e madhe nisur nga 5sa Java e mirë e Pashkës dhe hudhra që nuk duhet! Ishte realisht një javë e mirë; mbyllet sot dhe dua t’i them disa fjalë:
Shumë faleminderit edhe një herë për gjithë mesazhet, telefonatat – përkrahjen, mbështetjen, vlerësimet, gatishmërinë për të punuar bashkë;
Shumë faleminderit posaçërisht socialistëve të asambleve të PS me të cilët u takova e shtrengova duart këtë javë;
Ju jam shumë mirënjohës! Faleminderit gjithashtu për urimet e ditës së lindjes edhe pse kam kohë që kujtoj ngjarjet e jetuara në një vit më shumë se sa numrat! Urimet për Pashkë i kemi bashkë, e kjo javë, me Bajramin që i parapriu, Pashkën Ortodokse që pason, është përshkrimi prej Zotit i asaj që jemi në një dimension; Kështu që gezuar kujtdo!
Tani hudhra e javës! Një histori e parë që përsëritet e më ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; një histori deliri dhe e padenjë, tërësisht jo produktive e që kërkon të ndërtojë madhështinë qesharake, gjithnjë duke më ndjekur pas.
Shikoni;
Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona – me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim; Jo për deputetin, por për njerëzit! Paqëndrueshmëria në marrëdhënie me ta, është mungesë serioziteti dhe dëmton punën. Politika është punë me njerëzit, marrëdhënie besimi që nuk vendoset me orë, as ditë por merr vite! Po flas për deputetët që territorin e kanë punë, as zyrë, as mburrje, as delegim për njerëz pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!
Thënë kjo, të zëvendësosh deputetin e votuar nga njerëzit me drejtorokracinë, është e pamend, sado elegant të jetë emri që i vëmë; tërësisht e pamend në raport me qëllimet që ke, veçanërisht kur delegon pushtet partiak tek ta, për të kapërcyer deputetin; veçanërisht kur harron që një arsye pse punëtorë partie demotivohen është drejtorokracia e padurueshme.
Në fund, kjo paranoja “Erionin e kemi kundër”, pasuar me këtë “markimin” që kurrë s’u bë karburanteve – fjala bie, por njerëzve ju bëhet, është qesharake, sinqerisht! Ua thashë edhe në Asamblenë e 5 ses – nuk jam kundër Ogertës; thjesht dua t’i jap PS dhe qytetit që nuk po qeveriset e nuk shërben, një alternativë tjetër; Më thjeshtë se kaq nuk ka!
Komente











Erioni ka shume te drejte !! Me "llogjike" te thjeshte nuk e kundershtoj dot ! Kurioze te dinim (megjithese mund ta marrim me mend),cfare mendojne "koleget" deputete te Erionit !? Tironci
Përgjigju/MARA/,nuk e di por besnikeria jote e verber me kujton Gebelsin dhe Ignatiusin e Lojoles.Uroj te mos kesh te njejtat mendime ekstreme si ata.Bota as merr fund pse nje dite Rama mund te humbe zgjedhjet dhe nuk eshte as e bardhe dhe as e zeze,pse keshtu mund te thote Rama.Z.Brace eshte i vetmi socialist i vertete dhe ka per te mbledhur shume socialiste te tjere qe jane lodhur me autokracine e brendshme te Rames.PS ka nevoje per rinovim e demokraci te brendeshme qe te mbijetoje,ndryshe po vazhdoi ne kete rruge qe eshte,diten qe Berisha do te lere PD do te jete fillimi i fundit per PS ne pushtet dhe duket qe kjo dite po vjen me shpejt se sa pritej nga rebelimi i brendshem i PD,fale perjashtimeve idioteske bere nga Berisha e Noka.
PërgjigjuDeputetit Brace duhet ti kujtohen fjalet e nje tjeter socialisti te vjeter, D. Agollit, qe thonte se kjo nuk eshte demokraci por ….kraci
PërgjigjuBrace meriton per president ose Elisa ne 2027
PërgjigjuPerse nuk more pjese edhe ti more mi haleje , duhet te te marin doren ty per te bere mbledhje dhe bisedime me elektoratin ? Turp per ty Braçe .Nuk ja ul dot meritat Partis Socialiste .Ti je vetem nje qen qe leh se kur ishe z.kryeminister nuk bere as gje .
PërgjigjuTe lumt goja, neser suflaqen e ke gati.