POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Kufijtë', analiza e agjencisë amerikane: Rrezikojnë rikthimin e tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor

Harta e Kosovës (Me të kuqe rajonet e diskutueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Nën zonën e paqes relative, e cila zgjati dhjetë vjet në Ballkan, tensionet etnike dhe pasionet nacionaliste janë ende të pranishme. Bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve mund të vënë paqen në provë – veçanërisht ideja e debatueshme e shkëmbimit territorial, shkruan “Stratfor”, platforma që merret me analizën gjeopolitike.

“Ballkani Perëndimor është relativisht i qetë në dekadën e fundit, por përpjekjet e vazhdueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mund të jenë për të krijuar kushte për një kthim të paqëndrueshmërisë politike dhe dhunës etnike në rajon”, thotë teksti i kësaj medie.

“Stratfor” vlerëson se një nga temat më të diskutueshme në bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, më 7 shtator, do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe (AKS), duke vënë në dukje se marrëveshja u konceptua në vitin 2013, por që atëherë shumë pak është arritur.

Një tjetër, temë e diskutueshme, e cila është e mundshme të flitet është “korrigjimi i kufijve” që në javët e fundit është folur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Duke shpjeguar se çfarë saktësisht do të thotë “korrigjimi i kufijve”, “Stratfor” thekson se është debatuar gjerësisht për shkëmbim territoresh.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila do të krijonte një Serbi dhe një Kosovë etnikisht homogjene, është diskutuar në qarqet akademike dhe politike që prej viteve ’90. Partitë opozitare dhe politikanët në të dy anët e kanë dënuar këtë propozim, i cili mund të çojë në forcimin e nacionalistëve etnik në pjesët e tjera të Ballkanit …”, thuhet në tekst.

“Stratfor” vlerëson se të dyja palët do të përpiqen të marrin sa më shumë territore të jetë e mundur dhe për të bërë sa më pak të jetë e mundur koncesione. “Edhe nëse arrihet një marrëveshje, e komplikuar e logjistikës, problemet politike, ekonomike dhe etnike kanë bërë që shkëmbimi i madhe i territorit të jetë vështirë i realizueshme”, sipas tekstit.

Kundërshtarët e shkëmbimit të mundshëm të territoreve në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë të shqetësuar se shkëmbimi i tillë do të mund të frymëzojë ndryshime të ngjashme të kufijve në rajon, shkruan platforma që merret me analizën gjeopolitike. 

Duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare ndaj situatës, “Stratfor” thotë se Bashkimi Evropian ka qenë i kujdesshëm në lidhje me idenë e shkëmbimit të territorit, deri në fund të gushtit, Komisioneri Evropian Johannes Hahn tha se Brukseli mund të pranojë një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, por paralajmëroi se kjo “nuk duhet të shërbejë si një plan për probleme të tjera”, ndoshta duke menduar për Bosnjën.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel kundërshtoi menjëherë idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se integriteti territorial i vendeve “është i paprekshme” në Ballkani Perëndimor. Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se Shtëpia e Bardhë ka vullnet për të pranua shkëmbim të territorit, ndërsa Rusia tha se është në anën e Serbisë në negociata.

Duke pasur të gjitha këto parasysh, “Stratfor”, thekson se diplomacia serbe do të jetë e zënë në javët e ardhshme, pasi Presidenti Vuçiç do të vizitojë Kosovën më 9 shtator, dhe pastaj do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më 15 shtator në Moskë.

“Stratfor” gjithashtu beson se është e mundshme që Vuçiq të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet nga 24 shtatori.

l.q.
Komento