Andrea Marko në “Botërori +”: Franca i ngushtoi zonat Belgjikës prandaj dhe fitoi

Andrea Marko në Botërori +

Specialisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, ka shpjeguar pse Franca arriti të fitonte ndaj Belgjikës, duke përdorur “armët” kryesore…

Duke parë që Belgjika ka lojtarë që zotërojnë shumë mirë topin dhe e qarkullojnë dendur atë, Franca bëri një taktikë tjetër. U ngushtoi hapësirat belgëve dhe duke pasur në përbërje lojtarë të tillë, si Mbappe, Griezmann dhe Pogba, dilte shpejt në sulm.

Ndoshta goli nuk erdhi taktikisht nga kjo logjikë, por shkatërroi lojën e Belgjikës, që pavarësisht se zotëroi më shumë topin, nuk arriti të godiste shumë për të shënuar. Pastaj edhe fati është pjesë e futbollit.

Andrea Marko

an.el.
Komento