Zyrtare/ EMRAT e 15 kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Mes tyre Ilir Proda e Nallbati, u pyetën nga SPAK për dekonspirimin e operacionit për kapjen e Çopajve

15 drejtues të bluve kanë shfaqur interes në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përzgjedhje që për herë të parë do të bëhet me konkurs, bazuar në karrierë dhe vlera.

Ministria e Brendshme publikoi sot (19 shtator) 15 orë pas përfundimit të afatit të dorëzimit listën e plotë, në të cilën gjenden emra me karrierë të gjatë në polici, por edhe të rinj që së fundmi kanë mundur të marrin gradën drejtues. 

Në mesin e 15 emrave është Ardian Çipa, drejtor i Policisë së Gjirokastrës, me një karrierë të gjatë si drejtues, përfshirë së fundmi edhe qarkun e vështirë të Elbasanit. Ilir Proda, një prej emrave më të lakuar të ditëve të fundit, pas sekuestrimit të celularit nga SPAK, mbi dyshimet e dekonspirimit të operacionit kundër Çopjave. Proda, i shpallur më i miri në garën për grada synon kreun e policisë.

I radhës është Neritan Nallbati, drejtor i Policisë Kriminale, i marrë së fundmi në pyetje nga SPAK, për po të njëjtën arsye si Proda. Nallbati, me karrierë të gjatë në disa qarqe. Bashkë me të interes shfaqi në garën për kryepolic edhe Rebani Jaupi, prej disa vitesh drejtor për Sigurinë Publike, teksa më herët mban mbi supe eksperiencën e drejtimit të Policisë së Tiranës. 

Pëllumb Seferi, me një CV të gjatë trajnimesh ndërkombëtare, vjen në garën për drejtues të Policisë së Shtetit me eksperiencën disa vjeçare në drejtim të Interpol Tirana. Një emër tjëtër i pritshëm në garë, Skënder Hitaj, drejtori aktual i Policisë së Durrësit, me karrierë të gjatë si drejtues qarqesh, ndër to Shkodra dhe Dibra. Emër surpizë është Altin Mena, aktualisht zëvendës drejtor i Policisë së Lezhës. Lista vijon me Gentjan Shehaj, Hajrulla Xhivinin, Ibrahim Dishën, Idajet Faskajn, Adriatik Tafçiun, Lutfi Minxhozin, Sami Rashën dhe Shemsi Prençin. 

Interes në garën për drejtor të përgjithshëm nuk kanë shfaqur emra të rëndësishëm të policisë, me karrierë të gjatë dhe kontribut të vyer, ndër to drejtorët e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj, i Vlorës, Ermal Muça, apo drejtori i Korçës, Gjovalin Loka. 

15 kandidatët do të kalojnë në një filtër vlerësimi nga komisioni ad-hoc në Ministrinë e Brendshme në 10 ditët e ardhshme të punës. Në fund të gjithë do të pikëzohen në bazë të kritereve të eksperiencës, trajnimeve dhe aftësive profesionale nga i pari deri tek i fundit. Lista në vijim i kalon ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ka të drejtë që njërin prej tyre t’ia propozoj Kryeministrit, që vë firmën përfundimtare.

Lista e kandidateve sipas rendit alfabetik
1 - Adriatik Tafçiu - Shef sektori Policia e Shtetit 
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Hajrulla Xhivini – Ish/drejtues policie  
6- Ibrahim Disha - Ish/drejtues policie ish/drejtues policie ish/drejtues policie
7- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
8- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
9- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
10- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale 
11- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare 
12- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë 
13- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë
14- Shemsi Prençi – Ish/drejtues policie
15- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Specialist: 19/09/2024 21:30

    Ncs, KM, do qe te permiresoj sadopak imazhin e policise se shtetit dhe te vete shtetit, do emroje Shemsi Prençin dhe ti lere te ushtroje kompetencat ligjore. Ndryshe vazhdon statusquoja....

    Përgjigju
  • Shteti: 19/09/2024 18:40

    Njani me hajdut se tjetri. Listen e kryeson Nallbati, hajdut me nam

    Përgjigju
  • Tanip: 19/09/2024 16:38

    Te gjithe meshkuj

    Përgjigju
    • Loni: 19/09/2024 17:51

      Cdo gje eshte vendosur thjesht gare formale. Sa I perket dekonspirimeve vendoseni me burg 10 vjetburg pa apelim nese del iformacion I klasifikuar (informacioni sekret dmth) edhe shikoni si behet ky komb. Te Isha un ne qeveri ta shikonit te gjithe ju interesa ndreqes e prishes. Nuk duhet I drejti duhet draperi se ai pret kudo... Urime zoti drejtor...

    • Nuk ka vend per lufte gjinie: 19/09/2024 16:58

      Tanip, aty te vajti mendja ty se nuk ka femra? Po kerkohet drejtues i policise se shtetit. Sa femra njeh ti qe kane qene drejtuese policie ne Shqiperi edhe qe kane luftuar krimin e organizuar? Shqiperia nuk eshte Islanda ose Finlanda. Shqiperia ka probleme te medhaja me krimin e organizuar. Per te mbajtur me shume vemendjen eshte se kush nga keta emra me “eksperience” do drejtoje policine e shtetit deri vitin tjeter, sa te mbarojne zgjedhjet. Ne kete sezon fushatash kur leku eshte shume i nevojshme, cfare mund te shitet tjeter pervec plazheve edhe maleve? Ndoshta postet e larta te policise ku krimi ose ndershkohet ose i behesh partner. Ai qe eshte partner i atyre qe do paguajne leket e fushates, por edhe interesin € 400 milione e vitit 2025 e borxhit disa billione euro, ai do behet drejtuesi i policise se shtetit. Kjo perjudha e konsiderimit eshte vetem formalitet qe t’ju japi kohe te mbledhin leke me shume ata “bleresit” e ketij posti. Me i forti, qe eshte zgjedhur tashme, do fitoje. Rrofte droga edhe krimi, sepse ata do fitojne ne fund. Nese drejtueseve te policive te rretheve ju jepen 50 mije-100 mije nga secila bande. A e merr dot me mend se sa do marri drejtori i pergjithshem nga gjithe bandat ne Shqiperi. Ja vlen per 1 vit “ pune”. Shqiptaret do behen prape kurban per nje mandat tjeter 4 vjecar. Kjo eshte me e rendesishme sesa e gjinia e drejtuesit. Kur ta veme ne terezi atehere do nxjerrim Wonder woman te beje namin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve