Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg kunatin e Babales, detyrim paraqitje për gazetarin

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg kunatin e Babales, detyrim paraqitje për gazetarin

Fredi Alizoti

TIRANE-Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Alizoti është kunati i Albert Veliut (Babales) dhe akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, gjë që e ka pranuar edhe vetë i pandehuri.

Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi është lënë në fuqi masa  detyrim paraqitje. Ndërkohë që “Arrest në burg” është masa edhe për Albert Veliun.

Të tre, Babalja, kunati dhe gazetari janë të dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë”. Për këtë dosje në hetim është edhe deputeti i PD, Ervin Salianji.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?