Banorët nuk pyesin për 'zonat e mbrojtura', pyjet e Funarës në Elbasan drejt shfarosjes

E pasur me pyje të shumëllojshme, e me liqene të pastra dhe me një natyrë thuajse të virgjër, Funari pjesë e Bashkisë Elbasan mbetet një atraksion i bukur për t'u vizituar.

Është shpallur zona e mbrojtur, por pavarësisht këtij vendimi, banorët e zonës së po vazhdojnë të zhdukin hektar të tërë me pyje të Funarës.

Kurora e bukur me dru Ahu, Dushku Lisi dhe Pishë, kanë bërë në këto vitet e fundit që kjo zonë të shkatërrohet në brendësi, si pasojë e prerjeve të pemëve që shërbejnë më pas për dru zjarri.

Sipas banorëve në vitet e fundit është shkatërruar një pjesë e madhe kësaj zone. Siç e tregojnë dhe pamjet prerjeve drurëve duken me sy të lirë, pasi janë krijuar zona në mes të kurorës të boshatisura.

Të pyetur banorë të zonës jashtë kamerave shpehen se janë veta ata, por dhe nga Elbasani për rreth tij që kanë dëmtuar këtë zonë me qëllim përfitimin.

Policia këtu është inekzistente shprehet një banor, po ashtu dhe insitucionet e tjera. Sipas banorëve, policia dhe inspektorët e pyjeve qëndrojnë në të shumtën e kohës pranë qytetit të Elbasanit dhe asnjëherë nuk ngjiten të verifikojnë situatën në terren.

Edhe pasi i kapin personat bëjnë pazare pasi kështu ka funksionuar prej vitesh me këtë pasuri të artë që na ka dhuruar natyra.

Banore 

Ndërkohë insitucionet në qytetin e Elbasanit të shtunën dhe të dielën ishin pushim, pasi gjatë të gjithë vijës që vëzhguam me kamerën tonë gjatë gjithë paraditës nuk hasëm në asnjë inspektor të këtij masivi me pyje. Përballë zonës nga ku kemi marrë pamje dëgjohet edhe sharra që punon pa pushim.

Sipas banorëve të zonës, janë duke u prerë dru zjarri në brëndësi të pyllit në fshatin Cërrunjë dhe pasi bie darka i transportojnë në drejtim të vendeve ku kanë marrë porositë.

Një metër dru zjarri nëse e merr në zonë kushton 1500-2000 mijë lekë, ndërsa nëse e blen në tregun e qytetit të Elbasanit ajo varion 4500-6000 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena