TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi në selinë blu një dëgjesë me artistët, që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh në përfundim të takimit se do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Gjithashtu lideri i PD, theksoi se opozita do të ndërtojë një projekt kombëtar për Artin dhe Kulturën. Në takim ishin regjisori Bujar Kapexhiu, aktorët Arben Derhemi, Gentian Zenelaj dhe të tjerë.

Afera e Teatrit nisi që kur Rama u bë ministër i Kulturës. Në si opozitë nuk jemi habitur, por revoltuar për rikthimin e këtij projekti, në funksion të ndërtimit të kullës dhe aferave korruptive. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojmë në krah të artistëve, qytetarë ti bashkohen qëndresës së tyre legjitime. Qëndresa e artistëve është e drejtë, jo vetëm për ta, por edhe kujtesën. Është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre. Diskutuam edhe për gjendjen e artistëve, ne opozita do të ndërtojmë një projekt kombëtar për Artin dhe Kulturën dhe nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do ta aprovojnë.  Rama e urren mendimin ndryshe, të pavarur, ndaj po merr akte leniniste kundër artistëve.

Ne do punojmë me artistët shqiptarë për modele evropiane, do iu rikthejmë autonominë artistëve. Është antihistorike të mendohet se çdo të fitojë Rama, do triumfojë projekti sovjetik. E nesërmja e shpejtë do të flasë në favor të artistëve, teatri nuk do të shembet. Do jemi aty me gjithë forcën tonë, do bëjmë gjithçka. Trualli i teatrit nuk do të tjetërsohet. Jemi kundër prishjes së teatrit, pro një ligji që sjell subvencionet në nivel ballkanik dhe më pas evropian. Artistët nuk janë vetë, do jemi krah tyre në këtë betejë

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Debati për Teatrin, Derhemi: Të hënën paraqesim projektin tonë, si duhet të rikonstruktohet

Ditën e hënë artistët do të paraqesin projektin e tyre për Teatrin Kombëtar, që nuk parashikon shembjen, por rikonstruksionin.  Aktori i njohur Arben Derhemi u shpreh pas takimit me Bashën se projekti është nga më të këndshmit, ndërsa akuzoi se Rama nuk i ka pritur për t’i dëgjuar.

Ne mbështetemi nga 500-600 qytetarë që nuk kanë asnjë ndasi politike, pasi mendojnë që ai institucion duhet të vijojë dhe se nuk duhet të ndërpritet se do një individ. Impakt për qeverinë? Pa dyshim. Ne kemi kërkuar një takim me Ramën, por nuk është përgjigjur dhe takimi që bëri për projektin e ri për Teatrin, ishte formal, kishte ftuar ca njerëz, përveçse se na tregoi një plagjiaturë, ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar. Të hënën do të shikoni projektin, është një nga më të këndshmet të rikonstruktimit të teatrit ekzekutues dhe ndërtimit të një mini-strukture brenda Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër. Unë mendoj se 95% e artistëve janë të unifikuar kuptohet që ka edhe zëra ndryshe, pasi ndryshe do të quheshim partiakë, ushtarë” deklaroi ai

Aktori Arben Derhemi

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels për Teatrin e ri kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjithashtu se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me formulën partneritet publik-privat. Por, pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar disa nga artistët janë pozicionuar kundër duke u shprehur se nuk do të lejojnë që të prishet Teatri ekzekutues, ata kërkojnë rikonstruksionin e të vjetrit.