Basha dëgjesë me artistët: Do bëjmë gjithçka që të mos shembet Teatri Kombëtar

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi në selinë blu një dëgjesë me artistët, që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh në përfundim të takimit se do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Gjithashtu lideri i PD, theksoi se opozita do të ndërtojë një projekt kombëtar për Artin dhe Kulturën. Në takim ishin regjisori Bujar Kapexhiu, aktorët Arben Derhemi, Gentian Zenelaj dhe të tjerë.

Afera e Teatrit nisi që kur Rama u bë ministër i Kulturës. Në si opozitë nuk jemi habitur, por revoltuar për rikthimin e këtij projekti, në funksion të ndërtimit të kullës dhe aferave korruptive. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojmë në krah të artistëve, qytetarë ti bashkohen qëndresës së tyre legjitime. Qëndresa e artistëve është e drejtë, jo vetëm për ta, por edhe kujtesën. Është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre. Diskutuam edhe për gjendjen e artistëve, ne opozita do të ndërtojmë një projekt kombëtar për Artin dhe Kulturën dhe nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do ta aprovojnë.  Rama e urren mendimin ndryshe, të pavarur, ndaj po merr akte leniniste kundër artistëve.

Ne do punojmë me artistët shqiptarë për modele evropiane, do iu rikthejmë autonominë artistëve. Është antihistorike të mendohet se çdo të fitojë Rama, do triumfojë projekti sovjetik. E nesërmja e shpejtë do të flasë në favor të artistëve, teatri nuk do të shembet. Do jemi aty me gjithë forcën tonë, do bëjmë gjithçka. Trualli i teatrit nuk do të tjetërsohet. Jemi kundër prishjes së teatrit, pro një ligji që sjell subvencionet në nivel ballkanik dhe më pas evropian. Artistët nuk janë vetë, do jemi krah tyre në këtë betejë

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Debati për Teatrin, Derhemi: Të hënën paraqesim projektin tonë, si duhet të rikonstruktohet

Ditën e hënë artistët do të paraqesin projektin e tyre për Teatrin Kombëtar, që nuk parashikon shembjen, por rikonstruksionin.  Aktori i njohur Arben Derhemi u shpreh pas takimit me Bashën se projekti është nga më të këndshmit, ndërsa akuzoi se Rama nuk i ka pritur për t’i dëgjuar.

Ne mbështetemi nga 500-600 qytetarë që nuk kanë asnjë ndasi politike, pasi mendojnë që ai institucion duhet të vijojë dhe se nuk duhet të ndërpritet se do një individ. Impakt për qeverinë? Pa dyshim. Ne kemi kërkuar një takim me Ramën, por nuk është përgjigjur dhe takimi që bëri për projektin e ri për Teatrin, ishte formal, kishte ftuar ca njerëz, përveçse se na tregoi një plagjiaturë, ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar. Të hënën do të shikoni projektin, është një nga më të këndshmet të rikonstruktimit të teatrit ekzekutues dhe ndërtimit të një mini-strukture brenda Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër. Unë mendoj se 95% e artistëve janë të unifikuar kuptohet që ka edhe zëra ndryshe, pasi ndryshe do të quheshim partiakë, ushtarë” deklaroi ai

Aktori Arben Derhemi

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e arkitektit danez Bjarke Ingels për Teatrin e ri kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjithashtu se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me formulën partneritet publik-privat. Por, pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar disa nga artistët janë pozicionuar kundër duke u shprehur se nuk do të lejojnë që të prishet Teatri ekzekutues, ata kërkojnë rikonstruksionin e të vjetrit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prifti: 08/04/2018 09:16

    Mos i besoni genjeshtrave te ketij sharlatani.PO ky ishte kater vjet kryebashkiak i Tiranes,po perse nuk ndertoi ose rinovai jo vetem teatrin kombetar por nuk beri asgje per Tiranen?Si eshte e mundur qe shqiptaret ende degjojne karikatura te tilla?Ky eshte nje karikature politikani i cili vetem perserite genjeshtrat si papagalli.

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 07/04/2018 18:50

    Artiste by**** Derhemi,Gentjani.. pika ne ashte te qafes.Po ju jeni llumi.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/04/2018 18:23

    Bashe do besh topmu**. Vetem ate di te besh, o hajdut e vrases.

    Përgjigju
  • Doktori: 07/04/2018 14:57

    Ky Derhemi Derdimeni si quhet ky,eshte artist i madh shume duhet degjuar..ik o qurash ul by**n e puno si shoket e tu ,dhe mos e ul veten per nje teke konjak

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 07/04/2018 14:08

    Nuk kla opozite me injorante antishteteror e,qe nuk ka opsion veprimi, por vetem hulumtim ku gjen grupe apo individ qe kane disponim antishteteror e,antikombetare dhe jane per injorimin e vlerave shpirterore e materiale kombetare.Fatkeqesisht kete rast po shfrytezohet pakenaqesi e artisteve te deshmuar me vlera kombetare te skenes dhe filmit shqiptare,Largojuni poltikikes opizitare perbaltuese te kombit dhe shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Qutetari Tiranas: 07/04/2018 13:42

    O Artista pse beheni kaq koke bosha Ju keni shprese nga Basha nga nje Hajdut nga nje Vrases ne sheshin protestues me 21 Janar nga nje Trathetar Falur TokeDet kufirit Shqipetar Ai kure nuk vjen ne Pushtet Ate e pret Udhetomi ne Rec mos e poletizoni problemin tuaj dhe kapeni te fija barit per ndojme Zhjidheni problemin tuaj me te parin e shtetit me DIALOG o Kalamanj

    Përgjigju
  • Kush: 07/04/2018 13:18

    Te pjerdh ty o koq*.veç se del kot e leh si qen rrugash,turp edhe per ato artiste qe shkojne e qahen tek ky hajdut i miljonave eurove qe nuk ka gjo ne dore,ky koq* del sa per shou politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb