Berat, e braktis i vëllai, 63-vjeçari i paralizuar jeton mes skamjes

Yzedin Tare, një 63-vjeçar nga fshati Starovë në rrethin e Beratit bën apel për ndihmë,pasi jeton në kushte të mjerueshme dhe pa asnjë mundësi ekonomike për t'u ushqyer. Ai është invalid nga duart e këmbët deri para 3-vitesh endej rrugëve të fshatit duke lypur për të ngrënë e duke fjetur jashtë,prej një viti ai është strehuar nga banorët e fshatit në një barakë. Baraka nuk ka asgjë,përveçse një krevati ku ai fle.

63 vjeçari Tare merr një pension invaliditeti prej 6 mijë e 700 lekë, por ato nuk i mjaftojnë as për ilaçet që i nevojiten për të pushuar dhimbjet.

Ai shprehet se pas vdekjes së nënës dhe babait,vëllai e dëboi nga shtëpia dhe për vite me radhë flinte rrugëve të fshatit.

Kadri Plaku, është një prej shumë banorëve të fshatit Starovë që e ndihmon Yzedinin me ushqim e veshmbathje. Ai shprehet se gjendja e tij është shumë e rëndë dhe e mjerueshme pasi ai është i pamundur fizikish për të krye punë.

Yzedin Tare kërkon ndihmë nga shteti që ta strehojë në ndonjë azil apo qëndër për persona invalidë, pasi Baraka ku ai jeton nuk ka as ngorhje as ujë e as banjo. Ndërsa ditët për këtë të moshuar janë shumë të gjata pasi tani ai e ka të pamundur edhe levizjen për të takuar njerëz, ndërsa rri i mbyllur në një barakë e cila është vetëm 6 metër katror.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin