Bizneset e Shëngjinit e Tales kundër tarifës në Rrugën e Kombit: Marrim fund

Taksimi i Rrugës së Kombit do të japë ndikim mjaft negativ për turizmin në Shëngjin, kjo duke ju referuar faktit se pjesa më e madhe e pushuesve dhe vizitoreve në këtë zonë janë shtetas kosovarë.

Shqetësimi është ngritur nga operatorët turistikë në Shëngjin, sipas të cilëve qeveria duhet të reflektoje, pasi taksa e cila pritet të vendoset është mjaft e lartë dhe e papërballueshme.

“Unë mendoj më mirë t’ua marrin hoteleve këtë taksë, se sa ia marrin turistit. Është kosto e madhe, populli shqiptarë dhe kosovarë nuk mund ta përballojnë. Qeveria duhet të matet mirë, nuk mund të bëjnë lojëra me turizmin shqiptar. Jemi një turizëm që s’na njeh askush, na kanë njohur vetëm kosovarët. Nëse ne do të heqim edhe këta, kemi marrë fund”

Astrit Nimani, operator turistik

“Mendoj që duhet të rishikohet niveli i saj. Pushuesit kosovarë zënë një peshë shumë të madhe në zhvillimin e turizmit shqiptar. Do të kishte një ndikim të konsiderueshëm, nëse nuk do të rishikohet mundësia e vendosjes së një takse sa më favorizuese si për qeverinë edhe për qytetarët”

 Marjana Prenga, operator turistik

Sipas statistikave më shumë se 50 % e pushuesve në plazhet e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë janë shtetas kosovarë, çka do të thotë se nëse ata do ta braktisin Shqipërinë do të ketë rënie të ndjeshme të numrit të pushuesve gjatë sezonit turistikë.  E kjo do të thotë shumë më pak të ardhura për biznesin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toko: 15/04/2018 15:23

    Per 5 euro te qelbura

    Përgjigju
  • Kosova: 15/04/2018 12:49

    Jo, nuk eshte fare e vertete se kjo takse do te ndikoj ne largimin e vizitoreve nga Kosova. Sepse kjo nuk ndikon fare pak ose max 2% ne shpenzim te marrim me radhe: Nje familje 4 antare ( zakonisht kjo klientele eshte ne Shengjin) per fjetje shpenzon nga 50 euro min deri 80 euro nata. Ushqimi dhe pijetre vakte 50 euro min. Shpenzime transporti 40 euro. Rekeacin 20 euro. Andaj per nje dite ka shpenzime min prej 140 euro andaj kjo nuk ndikon fare hyn ne shpenzimet e rregullta kaq. Ajo qe ndikon me.shume jane sherbimet katastrofale te bizneseve pritjet per sherbime, mosrespejtimi i vizitoreve, arroganca e pronareve objekteve te sherbimit, mashtrimet ne cdo hap te vizitoreve edhe nese blen nje shishe uje etj. Rregulloni keto Ju, rrugen e paguajme ne pa problem se eshte per sigurine tone. Ne sot hezutojme te vime atje shkaku i rruges se pa sigurte dhe rrezikeshme. Tjerat jane politike qe jane per turp.

    Përgjigju
    • shengjin: 16/04/2018 10:10

      Nuk i heq asnje germe konkluzionit tend KOSOVA

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet, brenda vitit paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë

Në tre muaj 328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet, brenda vitit paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë