Darka e fshehtë Thaçi-Vuçiç në Paris, kryeministrja serbe jep përgjigjen e papritur

Darka e fshehtë Thaçi-Vuçiç në Paris, kryeministrja serbe jep përgjigjen e papritur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka folur për një darkë të fshehtë në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuciç. Kjo pasi, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se Thaçi-Vuçic janë takuar në Paris.

"Nuk jam zëdhënëse e Presidentit. Pyeteni kabinetin e tij" ka thënë Bërnabiç kur është pyetur rreth darkës së Thaçit me Vuçiç për të cilën Vuk Jeremic thotë se ka ndodhur në Paris, shkruan 'zeri'.

Bërnabiç ka kujtuar se në të kaluarën Jeremiq nuk ka pasur gjithmonë të drejtë. Nëpërmjet një "cicërime" në Twitter, Jeremiç tha se Thaçi e Vuçiç po takohen në Nju Jork, pas Parisit.

"Pas një darke të fshehtë, të martën e kaluar, në Paris, Hashim Thaçi përsëri ndodhet në rrugë. Aktualisht është në Nju-Jork. Edhe një pyetje, Aleksandar Vuçiç: A jeni në të njëjtin hotel?", ka shkruar Jeremiç, në Twitter, të hënën.

Ndërkohë sot Thaçi ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit.

d.c./shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse

Shqipëria triumfon në Global CyberDrill 2024! Tre shqiptarët që fituan vendin e parë mes 113 shteteve pjesëmarrëse