DASH paralajmëron sanksione, Medvedev: Do t'i konsiderojmë si një deklaratë lufte ekonomike

DASH paralajmëron sanksione, Medvedev: Do t'i konsiderojmë si një deklaratë lufte ekonomike

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev

Kryeministri Dmitri Medvedev ka paralajmëruar SHBA-të se çdo sanksion që synon operacionet bankare ruse dhe tregtinë e monedhës do të trajtohet si një deklaratë lufte ekonomike dhe të kundërshtohet me çdo mjet të nevojshëm.

Nëse ata prezantojnë diçka si: ndalim të veprimeve bankare ose përdorimin e monedhës, ne do ta trajtojmë atë si një deklaratë lufte ekonomike. Miqtë tanë amerikanë nuk duhet ta bëjnë atë gabim.

Dmitri Medvedev

Deklarata e Medvedev vjen pas asaj të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili   njoftoi një raund të ri sanksionesh që synojnë eksportet ruse të elektronikës dhe pajisjeve të kontrolluara nga siguria kombëtare. Sanksione këto, të cilat do të hyjnë në fuqi më 22 gusht.

Sipas DASH, sanksionet po merren si masë ndëshkuese për helmimin e Sergei dhe Yulia Skripal në mars, ku Uashingtoni akuzoi Moskën për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të vitit 1991 kundër luftës kimike dhe biologjike.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe rezervoi të drejtën për t'u hakmarrë ndaj kufizimeve tregtare aso kohe por mesa duket jo kësaj here.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki