De Biasi tifoz special në 'Elbasan Arena' për Shqipëri-Izrael: Kuqezinjtë mund të kualifikohen në 'Euro 2020'

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italo-shqiptari Gianni De Basi është tifozi special i kuqezinjve në Elbasan Arena aty ku Shqipëria do luajë kundër Izraelit për Ligën e Kombeve. Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, De Biasi është shprehur me nota optimiste se Shqipëria i ka mundësitë të kualifikohet në Europianin e 2020. Për ndeshjen e sotme kundër Izraelit, De Biasi tha se Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë dhe ta nisë mbarë kështu kompeticionin e ri, ndërsa kujtoi edhe disfatën e dy viteve më parë dhe fitoren në transfertë ndaj të njëjtit kundërshtar. 

Besoj se Shqipëria i ka te gjitha mundësitë që ta fitojë ndeshjen e sotme me Izraelin dhe ta nisë me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve. Eliminatoret e kaluara kemi luajtur dy ndeshje ndaj Izraelit ku të parën e humbëm pasi mbetëm edhe me 9 lojtarë dhe ishte një ndeshje e çuditshme, ndërsa shkuam në Izrael dhe fituam 3 me 0 në një ndeshje shumë të mirë. Nëse beson fort në ëndrra patjetër që mund ti realizosh dhe unë besoj se Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2020.

Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale