Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), SPAK sekuestroi 8 telefona dhe 2 laptopë në banesën e Ervina Gjanës dhe bashkëjetuesit të saj Renato Hristic.

Ervina Gjana mban funksionin e drejtoreshës së krimit kibernetik në Policinë e Shtetit ndërsa bashkëjetuesi i saj raportohet të ketë qenë shoqërues i biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim për të njëjtën dosje penale.

Ervina Gjana ka kërkuar GJKKO-së t’i rikthejë telefonat dhe laptopët e sekuestruar, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Gjana ka deklaruar se celularët i përkisnin vetëm asaj dhe jo bashkëjetuesit, ndërsa 2 laptopët tha se ishin të fëmijëve.

Disa javë më parë, SPAK lëshoi 8 masa sigurie për zyrtarë të AKSHI-t të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera si dhe për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të cilët janë shpallur në kërkim.