Dhuna ndaj Malokut/ Apeli i Tiranës lë në burg Rexhep Rrajën, Xhisiela në gjykatë: Të lirohet, jemi shokë

TIRANË- Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja mbetet sërish në burg. Në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit, Rraja i përfaqësuar nga avokati Ilir Murati. Trupa gjykuese që ka shqyrtuar kërkesën për lirimin e Rrajës e përbërë nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado. Gjykata e Apelit ka vendosur që të lejë në burg Rrajën. Avokati, ka folur në emër të Rrajës dhe ka thënë se masa e sigurisë është e padrejtë dhe se janë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndërkohë në gjykatë sot ndodhej edhe Xhisiela Maloku e cila ka kërkuar lirimin e Rrajës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Rraja është shprehur:

Masa ndaj meje është e padrejtë, keni shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk kam tendencë të largohem, sa herë të më kërkojë prokuroria do paraqitem.

Kanë qenë këto fjalët e Rexhep Rrajës që janë transmetuar në gjykatë nga avokati. Ndërkohë Murati, është shprehur se konflikti ka nisur në korrik të këtij viti, dhe se Rraja është arrestuar për shkak të denoncimit të Nuhut, dhe jo për dhunim, pasi sipas avokatit, në akt-ekspertimin mjeko-ligjor nuk përcaktohet koha e djegies me cigare.

1539770355_xhiselanegjykate001.jpg

Xhisiela Maloku para mediave në Gjykatën e Tiranës

Diskutimi në Gjykatë

Avokati Ilir Murati: Konflikti ka nisur në korrik të vitit 2018, që kur Rexhepi iku me një të dashur tjetër në plazh. Xhisiela i ka thënë se nëse ti ikën sërish në Sarandë me të dashurën e re, unë sërish do të të kallëzoj. Në akt ekspertimin mjeko-ligjor, nuk përcaktohet koha kur është shkaktuar djegia me cigare, apo dëmtimi me çdo mjet. Xhisiela ka pranuar edhe publikisht xhelozinë. Zotërinj gjyqtarë, përse nuk merret si e pandehur Xhisiela Maloku, për kallëzim të rremë. Rraja arrestohet vetëm se Emiljano Nuhu i ka vënë pistoletën në kokë.

Gjyqtarja Shpresa Besaj: Ne nuk ndikohemi nga askush nga dhënia e masës së sigurisë.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

11:10/ Vijon seanca për Rexhep Rrajën, debat mes avokatit dhe gjyqtares: Pse Xhisiela bëri 5 deklarime të ndryshme?

Vazhdon seanca në gjykatën e Apelit në Tiranë për  shqyrtimin për masën e sigurisë ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Në këtë seancë, gjyqtarja Shpresa Becaj ka replikuar me avokatin e Rrajës, Ilir Murati.

Gjyqtarja ka pyetur avokatin pse Xhisiela ka bërë 5 kallëzime të ndryshme në 5 oficerë të ndryshëm?

Nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar që të lihet në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.

Replikat në seancë:

Avokati Ilir Murati: Ngjarja ndodhi më 21 korrik, pse s’u arrestua atëherë, por më 30 shtator?

Gjyqtarja Shpresa Becaj: Përse u tërhoq Xhisiela nga kallëzimit avokat?

Avokati Ilir Murati: Babai i tij duke shkuar tek nëna ka pësuar aksident dhe ka dëmtime, aktualisht në familjen Rraja janë vetëm 3 vajza.

Gjyqtarja Shpresa Becaj: Përse ka bërë Xhisiela kaq kallëzim, dhe të njëjtat deklarime tek 5 oficerë të ndryshëm?

Prokurori: Kërkojmë të mbetet në fuqi masa e arrestit me burg. Kallëzimet e Xhisielës kanë qenë 3 ditë rresht, 21 korrik, 27 korrik dhe 30 korrik.

Trupi gjykues është  tërhequr për të marrë vendimin.

11:27/ Gjykata lë në burg Rexhep Rrajën, flet Xhisiela: Të lirohet, jemi shokë. Paralajmëron mediat

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lejë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Rexhep Rraja do të vijojë të mbetet në burg. Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë Rexhep Rrajën është fotograruar në ambientet e Gjykatës, ku ka folur edhe për mediat.

Në përfundim të seancës, ajo ka folur për mediat dhe ka paralajmëruar gazetarët që të mos gërmojnë më në jetën e saj. Ajo ka mohuar sërish dhunën e Rexhep Rrajës. 

Do jem këtu për t’a mbështetur. S’jam viktimë. S’kam presion nga njeri. Kam marrëdhënie shumë të mira me të, kam folur. Jemi shokë. Dua të lihet i lirë Rexhep Rraja. E kam thënë të vërtetën për Rexhepin. Do them atë që dua të them është që mediat të mos merren më me jetën time.  Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori.

Xhisiela Maloku

Pse jeni sot këtu?

Për ta mbështetur dhe për të dhënë të vërtetën, siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Po të vërtetën e jep drejtësia?

Patjetër që e vendos drejtësia, por unë po them atë që unë dua të them, jam shumë e bindur që nuk do kemi probleme, problemet kanë ardhur vetëm nga xhelozia. Dhe nuk do kemi probleme.

Po kush të siguron që nuk do kesh prapë motive xhelozie?

Ma garanton vetja ime, unë Xhisiela, do i jap përgjigje shtetit dhe jo mediave.

11:38/ Përfundon seanca, flet avokati i Rexhep Rrajës: Gjykata është nën presion, duhet të lirohet

Avokati i Rexhep Rrajës, Ilir Murati, në përfundim të seancës në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ka thënë se kjo gjykatë është nën presion. Gjykata vendosi të lejë në burg Rexhep Rrajën, ndërkohë që Murati thotë se çështja është politizuar nga media dhe politika.

Masa e arrestit nuk është e ligjshme. Gjykata është nën presion. Xhisiela ka bërë tre deklarime dhe më pas e mohon. Pra klienti im duhet të jetë i lirë. Në këtë rast duhet përgjegjësi penale ndaj personit qe ka bere kallezimet dhe me pas tërheqjen e tyre. Klienti im nuk u largua dhe nuk shkon në burg vullnetarisht, por kur kryen një vepër penale. Media me politikën politizoi çështjen

Ilir Murati, avokati i Rexhep Rrajës para mediave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 18/10/2018 03:54

    Po mir pra pse nuk e nxjerin Rexhepin e te fusin ket kafken me flok ne burg ket shpifsir

    Përgjigju
  • Shpifsi: 17/10/2018 17:55

    DUKET QARTE QE XHEZILIA E KANE PUNUAR MIRE USTALLARET E RAMES TE ZEZEN PO E BEN TE BARDHE

    Përgjigju
  • Santuqo: 17/10/2018 16:29

    Nji gje skuptoj un si mundet me tu ngref me ket lloj çernobili ?Qeka per ti dhon çmim ky thesi qe e ka prek me dor kte jo per burg.

    Përgjigju
    • Misha: 18/10/2018 09:29

      Hallall plako. Analize perfekte

  • Fredi: 17/10/2018 13:21

    I ka shkund mir e mir monin..

    Përgjigju
  • senduku: 17/10/2018 12:42

    ia qr po vjen fundi i botes kur po na mer kohen edhe energjin ca specie me emrin xhisiela me emra halucinant, qe shkon ne gjykat e veshur si per palester, po vjen fundi o njerez, blini ushqime rezerve dhe filloni ndertoni bunkere

    Përgjigju
    • Grupi: 17/10/2018 13:42

      Sakte senduku!

  • Mala: 17/10/2018 09:24

    KUr degjohen,u degjuan dyja palet,Ku eshte e drejta,ku eshte ligji,Ku eshte ende arsyeja e mbajtjes ne burg te ketij djalosh!? Vetem pse dikush ka qejf dhe ka akuzuar nga qellimet te tjera,apo vetem pse dy te rinj dashurohen sinqerisht,besnikerisht e natyrshem per moshen dhe kohen. Ndaleni banalitetet politike,ndaleni veprimit e tilla shume primitive, boll ma me naivitete!

    Përgjigju
    • @Mala: 17/10/2018 13:52

      Nese do ishte gjyqtar Durim Bami do te mendonte keshtu si ty. Rexhep trimit si kishte shkuar mendja qe do perfundonte ne burg per Xhiselen se kishte fituar zgjedhjet hahahaha. Xhiselen nuk e le trafiku te arrije ne kohe ne seance, keshtu qe rradhes tjeter do e pajisim me nje feneline dhe alarm policie; Hapuni se po kalon Xhisela, po shkon tek Rexhepi se ishte thjesht xheloze hahaha Kjo ceshtje ka marre me shume vemendje se cfare duhet. Nuk ja vlen me te behet lajm as per gazetaret. ReXhep Hajvani si e quajti Rama dje e mori nje mesim te mire, po ashtu dhe ata qe e mbeshtesin ate. Tani lereni drejtesine te vazhdoje, nuk besoj pas gjithe kesaj zhurme do kete guxim ndonje prokuror ose gjyqtar qe te beje numra. Do marre denimin per aq sa i takon dhe kaq.

    • altin: 17/10/2018 11:15

      ik o trap meso shqip,dukesh edhe nga shkrimi qe je thjeshte nje idiot nikle a fushe kruje ,qenie qe marrin fryme kot ,injorante me bollek ,fshatare hipokrite,le qe kot shkruaj dhe une ,te kuptoje pak me shume zotrote do i mbaje keto mendime idiote per vete . Ku eshte ai babai deputet qe deklaroi se vajza ishte xheloze per nje vajze tjeter ,ku eshte kjo vajza tjeter qe sdoli ne asnje vend po thjeshte e sajuat o fshtare injorante ,pastaj ke pergjimin ambiental o idiot qe flet qarte per kedo qe ka veshe te degjoje ,e degjon cthote ,do genjej prokuroren thote .....do me per belulin o trap nikle a fushe kruje ,njerez me dy klase qe sdini te shkruani as shqip ne menyre korrekte o rrace e ndyre .Na dalin keta cunat e babit bejne te fortin se ju duket vetja trima se ka babi ate pak pushtet edhe pastaj fshihen te breket e babit e ngrihet nje mekanizem i tere te shtremebroje ngjarjen qe te dalin keta nga burgu ...rrace e ndyre qe na harxhoni oksigjenin ,njerez qe si jepni asgje te mire ketij vendi me ekzistencen tuaj barbare ,arrogante dhe harbute

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin