Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë

Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë

Momenti kur protestuesit tentuan që të futen në bashkinë e Tiranës me forcë

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës. Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikur thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur për vijimin e projektit.

Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!

Erion Veliaj

Banorët e 'Unazës së Re' protestuan sot sërish përballë bashkisë së Tiranës në ditën e 14 kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të 'Unazës së Madhe' (Lexo këtu). Situata u tensionua për disa momente dhe banorët sulmuan Bashkinë e Tiranës me tymuese dhe vezë, si dhe qëlluan gazetarët teksa tentuan të hyjnë me forcë në Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë u hodh edhe një bombë molotov, e cila shpërtheu në flakë te dera e Bashkisë, duke lënduar 7 punonjës të policisë bashkiake, të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore. Tre nga efektivët janë goditur me mjete të forta, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar djegie nga shashkat.

Për projektin e Unazës së madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Por banorët kundërshtojnë vendimin dhe kërkojnë kompensim të plotë, ndërsa bashkia ka ofruar 3 vite bonus qiraje për ata që nuk kanë dokumentacion dhe është shprehur e vendosur për të vijuar projektin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 15/11/2018 18:44

    Faleminderit për gjithçka ERJON VELIAJ. Vazhdo punën Erjon dhe mos u Spraps për asnjë çast nga BANDITËT dhe HORRAT e PDsë dhe LSI(LesheLisë) HAJDUTËRISË ! Të FALENDEROJ pafund ERJON

    Përgjigju
    • populli: 15/11/2018 19:24

      PSE DUHET TE PAGUAJE POPULLI PER ATA QE ZAPTOJNE TOKA E NDERTOJNE PA LEJE …..????KU ESHTE PARE KJO POPULLI DELE RRi e shikone hajdutet shpellare qe perfitojne ne cdo qeveri

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji