Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj propozon draft-marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj propozon draft-marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës gjate takimit me ambasadoret

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it, (Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca) ku ka paraqitur për herë të parë një projekt marrëveshje Gjithëpërfshirëse, në lidhje me ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd.

Mësohet gjatë këtij takimi që ka patur me ambasadorët e Quiitit, Kreu i qeverisë së Kosovës,Haradinaj  ka prezantuar draft-dokumentin si një projekt mbështetës,që sipas tij i shërben procesit ekzistues të dialogut , ç'ka do ndihmojë për t’i hapur rrugë zgjidhjes përfundimtare të  mosmarrëveshjeve mes dy vëndeve.

 “Sot, përpara ambasadorëve të vendeve të Quint-it, kam paraqitur draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ky draft-dokument është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi”, ka njoftuar Kryeministri i Kosovës në profilin e rrjetit social.

Gjithashtu, bëhet e ditur se draft-marrëveshja pritet të diskutohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa i është dërguar të gjitha partive politike dhe institucioneve kryesore të Kosovës.

“Shefi i Dialogut Teknik, Avni Arifi, ka prezantuar kapitujt, që për ne do të përbëjnë parametrat kryesorë të marrëveshjes, e cila do t’i hapë rrugë normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Draft-dokumenti me anekset përcjellëse, iu është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike. Në ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërinë tonë, për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve, shkruan Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që deri më tani dialogun me Serbinë e ka udhëhequr presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Postimi i bërë nga Ramush Haradinaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend