Dialogu me Serbinë/ Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen finale: Vendimi u takon qytetarëve

Dialogu me Serbinë/ Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen finale: Vendimi u takon qytetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konference për media lidhur me dialogun me Serbinë tha se Kosova duhet të mbetet e përfshirë në këtë dialog dhe në mënyrë konstruktive, në të kundërtën sipas tij, do të ballafaqohemi me pasoja serioze në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Thaçi ka theksuar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë fjalën e fundit e ka Kuvendi i Kosovës dhe qytetarët, të cilët duhet të përfshihen drejtpërdrejt në këtë proces, përmes referendumit.

Jemi ndër shtetet e pakta demokratike që ende nuk kemi arritur të miratojmë legjislacionin e domosdoshëm për të fuqizuar rolin vendimmarrës të qytetarëve, konkretisht nuk e kemi të drejtën për të mbajtur referendum. Në shërbim të këtij qëllimi,  unë jam duke zhvilluar konsultimet e nevojshme ndër-institucionale por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, që në një të ardhme të afërt, ne bashkërisht të pajtohemi për të proceduar me legjislacionin adekuat për të bërë të mundur që zëri dhe vullneti i qytetarëve në çështjet e rëndësisë vitale, të shprehet nëpërmjet referendumit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi gjithashtu u ndal tek fakti se Parlamenti i Republikës së Kosovës mbetet institucioni i vetëm shtetëror i përfaqësimit të interesave të të gjithë qytetarëve të vendit. Thaçi ka thënë se sidomos, në rastin e arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e konsideron të domosdoshme deklarimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet partive parlamentare në parlamentin e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale