Apeloi për ndihmë në Report Tv, por nuk iu sigurua mjekim jashtë shtetit! Ndërron jetë 38-vjeçarja nga Vlora, Blerina Rapushi! Vuante nga sëmundja e elefantizmit dhe peshonte 460 kg

38-vjeçarja Blerina Rrapushi luftoi me forcë deri në fund, por e vetme, nuk mundi ta mposhte sëmundjen e elefantizmit nga e cila vuante që prej vitit 2016. E reja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në banesën e saj.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në shtëpinë e saj dhe do të bëjnë të mundur nxjerrjen nga banesa përmes shembjes së murit për shkak të përmasave. 

Blerina preku zemrat e shumë shqiptarëve pasi u transmetua në Report TV, ndërsa me lot në sy kërkoi ndihmë, e megjithatë ajo që iu ofrua ishte shumë pak.

“Tani po vdes, po marr kalbësirë. Kam nevojë për shërim. Jam vajzë 38-vjeçare. Shikoj vdekjen me sy. Kam katër vjet që lëngoj. Doktorët e Vlorës, kanë thënë që ka doktorë po s’ka mjete për këto gjëra. Shërim ka, bëhet jashtë shtetit. Vini dorën në zemër për një motër shqiptare. Dikur kam ndihmuar edhe unë njerëz nëpër rrugë”, shprehej ajo me lot në sy.

Por gjithë ndihma që 38-vjeçarja mori ishte vetëm kujdes shëndetësor, ndërsa thirrjes për ta dërguar për mjekim jashtë, si e vetmja mundësi që ajo të mbijetonte, autoritetet nuk iu përgjigjën.

Si pasojë e sëmundjes, Blerina peshonte 450 kg dhe prej 4 vitesh nuk kishte lëvizur nga shtëpia. Report Tv u interesua pranë institucioneve shëndetësore në Vlorë, por megjithatë fatkeqësisht asgjë nuk u bë për Blerinën, e cila dha frymën e fundit mbrëmjen e djeshme, duke i lënë familjarëve brengën se me pak ndihmë ajo do të kishte jetuar, e madje do të mund të bënte edhe një jetë normale.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 26/02/2022 09:22

    Po kete e vizitoi dhe ajo hajdutja e tatimeve mender deputete Pravera .Po si duket ku shkel ajo se paskan te gjate.Qenka si kolera kjo

    Përgjigju
  • Xha Temja: 25/02/2022 14:08

    Ngudhullime familjes i vrafte zoti ata qe nuk e ndihmuan.

    Përgjigju
    • adi: 25/02/2022 23:21

      ti shoku e ndihmove? qe i thua i vrafte zoti kot pa lidhje? je qe je ik mer nje litar se te duhet

  • Edmond: 25/02/2022 13:38

    Ngushellime Familjes , ne Shqiperi edhe fondacjonet humanihajdute jan me mik , ku ishte Arber Hajdari , apo ka qen i zen me bigun

    Përgjigju
    • @ Edmond: 25/02/2022 22:09

      Po cfare Arber HAJDARI thua o Edmond? Vertet mendon se djali i te kryekoruptuarit ish prokuror Cim Hajdari ben bamiresi? Me cfare e ben duke pastruar parate e babait dhe horrave te tjere qe fshihen mbas tii? Apo ai Elvis Naci me fondacionin familjar qe blen e shet spitale? Apo rripat vipat qe gjoja bejne bamiresi. Apo milionat e tenderave sekrete te min.shendet. gjate pandemise?

  • Enri: 25/02/2022 12:59

    Shume keq me vjen se u be edhe mediatike dhe askush nga shteti se rrujti hic.E kane mendjen vetem tendera dhe ppm edhe me kte rast nuk vjedhin dot.Dheu i lehte i qofte po te jete per shtetin te gjithe fatin e fatkeqes kane.

    Përgjigju
  • Erik: 25/02/2022 08:25

    Ngushellime familjareve! Keqardhje e madhe per fatin tend moj vajze, te qofte dheu i lehte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim