Pas vrasjes së grekut në Gjirokastër, në profilin e tij në Facebook kanë vërshuar qindra komente.

Përveç atyre që ngushëllojnë familjen, ka shumë ekstremistë që premtojnë hakmarrje për vrasjen e Konstantinos Kacifas, ndërsa njëri prej tyre ka publikuar foton e flamurit shqiptar duke u djegur.

 “Gjaku lahet me gjak”, “Do marrim hak” janë disa nga komentet e grekëve kundër shqiptarëve.

Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tú dorëzuar dhe qëlloi kundër policisë.

Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke.


Disa nga komentet ne faqen e profilit te Konstantinos Kacifas