Gjykata e Gjirokastrës tha se ishte vetëvrasje, mediat greke: Vendimi ngre pikëpyetje për drejtësinë! Prokurorja thotë se u vetëvra me dy plumba në zemër

Gjykata e Gjirokastrës tha se ishte vetëvrasje, mediat greke: Vendimi ngre pikëpyetje për drejtësinë! Prokurorja thotë se u vetëvra me dy plumba në zemër

Kostandin Kacifas

Vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës, e cila tha se minoritari grek Kostandin Katsifas, kreu ‘vetëvrasjes’, për mediat greke ngre pikëpyetje për drejtësinë në Shqipëri. Në një artikull të publikuar në ‘Protothema’ thuhet se pavarësisht kundërshtimeve nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, kryetarja e gjykatës Suela Daci pranoi propozimin e prokurores së Gjirokastrës.

Sipas mediave greke, në këtë moment prokurorja është përfshirë në një rast shpërdorimi të detyrës dhe korrupsion, pasi e ka atribuar vrasjen e pjesëtarit të minoritetit grek të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë deri në vetëvrasje, me…dy plumba në zemër!

Po sipas asaj që shkruajnë mediat, ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze pasi propozimi i mëparshëm i kësaj prokurorie, ishte kthyer nga kryetarja e gjykatës, ku kërkohej një hetim i mëtejshëm pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për t'i atribuar vdekjen e Katsifa-s si vetëvrasje.

Informacionet shtesë që dolën për të pranuar sugjerimin e prokurorit mbeten të paqarta! Raporti i prokurorit, siç dihet deri më sot, nuk është koherent dhe në shumë vende është i diskutueshëm dhe kontradiktor.

Pretendimin  e “vetëvrasjes” së Katsifas, mbështet në ekspertizat mjeko-ligjore të kryera në Gjirokastër dhe Tiranë dhe me mjekë të cilët nuk dihen dhe nuk kanë foto të vendit të vdekjes së tij.

Vetëm pak ditë më parë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë arriti në përfundimin se Kacifas është vetëvrarë pasi dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues të barutit dhe djegies së lëkurës, duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e tij nga RENEA. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifan.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit ngritën një sërë pretendimesh për këtë çështje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/12/2021 00:46

    /PROTOTHEMA/qenkan vertet <<proto>> nga trute!Ne cilin vend te botes jepen emrat e mjekeve qe bejne autopsine ?! Ne cilin vend te botes,mjekut te autopsine i duhen fotot e vendit te ngjarjes?!Ato i takojne eksperteve te kriminalistikes.Eshte qesharake te mos pranosh faktin qe ka bere vetevrasje,kur t'a jep shpjegimin me fakte shkencore.

    Përgjigju
  • Dahsk: 20/12/2021 23:56

    Terrorizmi nuk ka brire re palicharis. Ja, shikoni nje fytyre terroristi mu ne hyrje te artikullit. Kemi nje shtet banane, qe drejtohet nje grup majmunash qe jane te zene duke kafshuar bananen dhe jo duke bere punet e shtetit, si psh. shpallja e kesaj kafshe terrorist dhe e te gjithe “tifozeve” te tij si financues, mbeshtetes dhe perkrahes te terrorizmit grek ne europe.

    Përgjigju
  • Turi: 20/12/2021 14:17

    Kujt i plasi se cfare thone greket e leshit per nje kriminel bastard

    Përgjigju
  • Sati: 20/12/2021 14:16

    Sa raste vetvrasiesh sgqipëtarësh ka shtypi grek aty në Greqi? Një **u hoth nga kati i tret**i hetuesis , një tietër para ca ditësh u vetvar brënda autoburgut, ma lidhëse të këpucëve ,kur nuk kish lidhëse fare se nuk i lejohen të burgosurit,. Po Katsifasi që ish i armatosur deri në dhëmbë ,nuk mu d ta kryente vetvrasien?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari