Durrës, zbulohen objekte të rëndësishme arkeologjike gjatë gërmimeve në ‘Forumin Bizantin’

Durrës, zbulohen objekte të rëndësishme arkeologjike gjatë gërmimeve në ‘Forumin Bizantin’

Gërmime arkeologjike në Durrës

Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur në pikën më të thellë të gërmimeve, duke nxjerrë në dritë disa objekte që datojnë të shekullit II-të apo të III-të pas Krishtit.

Struktura të shtresave të hershme, si enë qeramike balte e qelqi, bizhuteri, enë bronxi si dhe struktura të tjera. Sipas arkeologut Eduart Shehi tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike.

Gërmimet në këtë pjesë të rëndësishme arkeologjike të qytetit ndodhen në sesionin e 6-të saj. Fillimisht puna nisi me pastrimin e sipërfaqes, për të vijuara më pas me gërmimet.

Gjatë punës së tyre arkeologët kanë zbuluar fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake.

Gërmimet, po kryhen në pjesën jugore të Forumit për të bërë lidhjen midis banjave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë pallatit të kulturës.
Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit.

Ora 16:02
FOTO/ Durrës, zbulohen objekte të rëndësishme arkeologjike gjatë gërmimeve në ‘Forumin Bizantin’
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

    Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në