Mina me telekomandë dhe 130 gram heroinë brenda çantës sportive, si u arrestua 52-vjeçari në Lezhë (VIDEO)

LEZHË- Një operacion policie është finalizuar me sekuestrimin e 4 minave me telekomandë dhe të 130 gramëve heroinë. Minat me telekomandë, 52-vjeçari i identifikuar si Ali Novi, i kishte fshehur brenda një çante sportive, bashkë me sasinë e heroinës.

Minat që iu sekuestruan 52-vjecarit në Lezhë

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni " Trotyl", i ndjekur me metoda proaktive 

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë 

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre 

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar " Trotyl", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : 

- A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë. 

Veprat penale në ngarkim të tij " Trafikim i lëndëve plasëse " dhe " Prodhim e shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal. 

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i 52-vjeçarit Ali Novi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 15/12/2018 16:56

    Ata qe shesin dhe vendosin bomba me telekomande jane specia kriminale me e poshter ne rracen e vrasesve. Nuk ka perse te arrestohen qe te paguajne qytetaret per shpenzimet e burgut te tyre. As te vriten me plumb. Ata duhet te ekzekutohen njesoj si viktimat e tyre. Te mbyllen brenda nje veture qe hidhet ne ere me tritol.

    Përgjigju
    • Miri: 15/12/2018 23:26

      O shoku ky qe kan kap kto klod shahini me shoke eshte fukara te zoti dhe ja kan fut, e kane shty ne krim duke e detyruar ti gjeje bomba spiunit te policise se e ka josh me shume leke. Ca do ai i lodhuri 52 vjec nga elbasani ne lezhe? Pak monstra ka lezha, po atyre i rruan leshin klod shahini se eshte i implikuar me to deri ne fyt e kap kte te lodhurin per statistike. Turp

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit